Shaip Kamberi, sot merë detyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Arifi ik në liqenin e Ohrit (video)
Shaip Kamberi, i zgjedhur ditë më parë nga Kuvendi Komunal për kryetar të komunës së Bujanocit, gjatë ditës së sotme respketivisht rreth orës 13:00, do të marrë edhe zyrtarisht pozitën e re.Përmes faqes zyrtare në Facebook të Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc është njoftuar se gjatë ditës së sotme ora 13:00, Shaip Kamberi do ta filloje detyrën e re – kryetar i Komunës së Bujanocit.”.
Megjithate, ish kryetari Nagip Arifi, nuk ka pritu që pasardhësit të tij, Shaip Kamberit t’ia dorëzoj detyrën. Ai, gjatë ditës së martë, detyrën e kryetarit të kopmunës i’a dorëzoi zv/kryetarit Stojança Arsiq, duke theksuar se ka të rezervuar një pushim në njërin nga hotelet e Ohrit.
Nagip Arifi gjatë pranim-dorëzimit të postit të kryetarit të komunës më 11 Qershor 2012 kishte shkuar me qindra simpatuizues të partisë së tij dhe Kamberi i pat dorëzuar personalisht gjë që tani nuk e ka bërë Arifi.
Shikoni video e pranim-dorëzimit të postit të kryetarit të komunës më 11 Qershor 2012: