Shaip Kamberi merë solemnisht detyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit (foto&video)
Shaip Kamberi i shoqëruar më bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të Partisë për Veprim Demokratik ka hyrë në kabinetin e kryetarit të komunës dhe kështu ka marrë detyrën e të parit të Bujanocit.Gjatë këtij solemniteti modest sekretari i kuvendit komunal, Selami Mustafa i ka dorëzuar Kamberit vendimin për funksionin e kryetarit të komunës me mandat të rregullt 4 vjeçar, shkruan Titulli.com.
Kamberi është shprehur se do të mundohet që detyrën ta kryej me nderë dhe se duhet të jap maksimumin secili dhe të përmbush premtimet e dhëna.
Shaip Kamberi është zgjedhur kryetar i komunës së Bujanocit në seancën e parë të kuvendit komunal më 16 Maj për të cilin kanë votuar 24 këshilltarë për zgjedhjen e tij./Titulli.com/