Serbia po e diskriminon informimin shqip, institucionet dhe deputeti heshtin
Gjendja e mediave në Jug të Serbisë ishte tema e diskutimit mes zyrtareve për media pranë Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Serbisë dhe përfaqësuesve të mediave nga ky rajon.Ky diskutim u mbajtë në zyrën e Trupit Koordinues në Bujanoc ndërsa temë kryesore ishte financimi i projekteve mediale dhe gjendja e tanishme e informimit.
Ndihmësja e Ministrisë së Informimit, Sllavica Trifunoviç duke folur për vendimin e fundit të ministrisë tha se projketet e dorëzuara nuk ishin inovative.
Përfaqësuesit shqiptarë të mediave vlersuan se shteti i Serbisë po e diskriminon informimin shqip në komunat Bujanoc dhe Preshevë.
Në konkursin e fundit të ministrisë përkatëse është favorizuar RTV ” Bujanoci” me pronarë serb dhe pjesërisht disa mediume shqiptare.
Për mediat shqiptare është shqetësuese si përfaqësuesit lokal të komunave Bujanoc dhe Preshevë si dhe deputeti shqiptarë në parlamentin e Serbisë nuk reagojnë për këtë diskrimin./Titulli.com/