Bujanoci, Presheva dhe Vraja shkojnë në Maqedoni për tu furnizuar me naftë
Banorët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Vranjë, të rajonit të Luginës së Preshevës gati cdo ditë hyjnë në Maqedoni për tu furnizuar me derivate të naftës.Kjo po ndodhë pasi që edhe përkundër shtrenjtimeve, derivatet e naftës janë më mirë në Maqedoni.
Sipas të dhënave të rregullatorit të Serbisë, një litër naftë kushton 1.40 euro, derisa në Maqedoni cmimi është 65 apo mbi 1 euro.
“Po vijmë cdo javë për tu furnizuar me naftë, sepse shumë shtrenjtë tek ne. Nuk mund të përballosh atë cmim që është tek ne dhe me Maqedoninë është diferencë e madhe”, tha një banor i Preshevës.
Banorët shqiptarë të Preshevës dhe Bujanocit këtë mundësi e shfrytëzojnë edhe gjatë ditëve të tregut në Kumanovë, ku sipas tyre edhe cmimet e tregut janë më të lira se në vendin e tyre.
“Në Preshevë është bërë problem për të jetuar. Shtrenjtimet nuk na kanë dëmtuar vetëm ne, por edhe bizneset e vogla, që shumica janë detyruar që të mbyllin aktivitetin, sepse nuk ka qarkullim. Edhe tregu është në gjendje të tillë, pasi që dita ditës po pakësohet”, u shpreh , Azem Saliji.
Në Serbi ditëve të fundit janë organizuar protesta dhe bllokada me makina nga qytetarët në disa qytete, në shenjë të revoltës për cmimet e larta të derivateve të naftës. (INA)