Së shpejti bisedimet Luginë – Beograd
Lokale

Së shpejti bisedimet Luginë – Beograd

12.Feb.2013 16:50
0
Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës pritet që së shpejti të fillojnë bisedimet me Qeverinë e Serbisë për kërkesat e kamotshme të shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon. “Shumë shpejt do të fillojnë bisedimet me zyrtarët e Qeverië së Serbisë dhe jo vetëm për lapidarin e hequr nga sheshi i Preshevës, por edhe për  shumë çështje tjera që kanë mbetur të pazgjidhura që nga viti 2001”, ka thënë sot kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, raporton Titulli. Arifi këtë deklaratë e bëri pas takimit që pati në zyrën e tij me Paul Jukic, këshilltarin politik të ambasadorit të SHBA-së në Beograd. Ai u shpreh se ka njoftuar edhe mysafirin e tij me platformën të cilën pala shqiptare e ka përgatitur për të filluar bisedimet me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë. “Do të bisedohet për decentralizim, siguri, zhvillim ekonomik, shëndetësi, arsim, kulturë dhe fusha tjera të cilat janë të nevojshme për qytetarët e komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, dhe të cilat kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë”, është shprehur Arifi./Titulli.com/
Bombë në Bujanoc
Rikthehet Spektri Info
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration