Lokale
Rikthehet Spektri Info
Televizioni Spektri do të rifilloj me edicionet informative duke pasuruar kështu skemën programore të këtij mediumi.
“ Nga dita e hënë, 18 shkurt, do të nisim me emetimin e lajmeve në kuadër të emisionit Spektri Info. Ky edicion informativ do të emetohet çdo ditë nga ora 19:00 dhe 22:45 “, thotë Jeton Ismaili, drejtor i Rtv Spektri.
Sipas Ismailit koncepti i Spektrit Info është i ndërtuar në pasqyrimin real të ndodhive në Luginë të Preshevës dhe më gjërë. “ Rëndësi e posaçme do t’i kushtohet shpejtësisë por edhe verifikimit të informacionit”, pohon Ismaili.
“ Me edicionet informative do të përfitojnë më së shumti vet shikuesit, të cilët do të kenë mundësinë që për çdo ditë të informohen me ngjarjet për dhe rreth tyre. Në kuadër të pasyrimit të ngjarjeve , ditëve në vijim do të nënshkruajmë edhe një kontratë bashkëpunimi me komunën e Bujanocit lidhur me përcjelljen e aktiviteteve “ shprehet Ismaili.
Spektri Info rikthehet në skemën programore të këtij mediumi në vigjilie të shënimit të dhjetë vjetorit të fillimit të emitimit programit televiziv. Saktësisht më 7 mars të vitit 2003 Tv Spektri kishte filluar me emetimin e programit në rrjetin tokësor për Luginë të Preshevës. Me kalimin e kohës Spektri shndërrohet në një kompani mediale duke filluar me emetimin e programeve kabllore, ndërsa pjesë e familjes Spektri është edhe radio e cila ka nisur së punuari në qershor të vitit 2001.
Gjatë kësaj periudhe nëpër redaksinë e Spektrit kanë kaluar me qindra gazetarë dhe teknikë, të cilët sot janë bartës të aktiviteteve dhe funksioneve në mediat e Luginës së Preshevës.
Rtv Spektri me vite të tëra është shpallur medium më i shikuar dhe më i dëgjuar nga anketat e organizatave vendore dhe ndërkombëtare. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!