Lokale
Bombë në Bujanoc
Eksplodimi i një bombe ka ndodhur të hënën në mbrëmje në fërgimtoren e kafesë në Bujanoc
Me këtë rast nuk ka pas të lënduar, ka njoftuar stacioni policor në Vranjë. Zëdhënësi nga ky stacion policor Dragan Stamenkoviq i ka thënë OK Radios se gjatë kontrollit, në afërsi është gjetur edhe një bombë e pa eksploduar, transmeton Titulli.
“Gjatë vëzhgimit të vendit të ngjarjes, në afërsi të garazhit, është gjetur edhe një mjet shpërthyes me mekanizëm të orës, e cila nuk kishte eksploduar. Regjistrimin e rastit e kanë bërë Gjykatësit hetues të Gjykatës së Lartë dhe Themelore të Vranjës me zëvendës prokurorët e gjykatave përkatëse, zyrtarët policor si dhe ekipi i specializuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka theksuar Stamenkoviq.
Fërgimtorja e kafesë është e vendosur në garazhin në afërsi të ndërtesave të banueshme në lagjen Karakaçka në Bujanoc.
Eksplodimi që ka ndodhur rreth orës 19:35 të ditës së hënë ka dëmtuar edhe tubin për nxjerrjen e tymit nga mekanizmi për pjekjen e kafesë. Ditëve në vijim priten rezultatet e hetimit kanë deklaruar në policinë e Vranjës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!