Lokale
Sali Salihu merr timonin e rinisë së Partisë Demokratike (foto)
Në Konventën zgjedhore të mbajtur të premten në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc janë zhvilluar zgjedhjet e reja në Kuvendin e Rinisë së Partisë Demokratike (PD)
Sali Salihu, është emri i ri i udhëheqësisë së Rinisë së PD-së pasi arriti të marrë besimin në Konventën zgjedhore, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në rininë e këtij subjekti politik shqiptar.
Deri më sot këtë post e mbante Arbër Pajaziti, njëherit shef i kabinetit të kryetari të komunës së Bujanocit.
Pas zgjedhjes në detyrën e re, Salihu përshëndeti të pranishmit duke falënderuar për besimin e dhënë me premtimin se do të punojë me përkushtim të lartë ndaj rinisë së kësaj komune.
Prezentë në konventën zgjedhore ishte edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi si dhe kryetarja e Forumit të Gruas pranë këtij subjekti, Adelina Bruçaj Hasani.
Me këtë rast kryetari Arifi i ndau një mirënjohje për kontributin e dhënë, ish kryetarit të Forumit Rinor të PD-së Arbër Pajaziti, i cili më herët kishte paralajmëruar dorëheqjen nga ky funksion.
Në këtë Konventë zgjedhore morën pjesë simpatizantë të rinj të Partisë Demokratike./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!