Sadriu nga Presheva, në kërkim të drejtësisë deri në Strasburg
Lokale

Sadriu nga Presheva, në kërkim të drejtësisë deri në Strasburg

16.Jan.2014 14:13
0
Kujtim Sadriu nga Presheva ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin e dyshuar për tregti me organe njerëzore në spitalin “ACIBADEN SISTINA”, në Shkup. Sadriu i pakënaqur me vendim e gjykatës themelore në Shkup, mendon se ky rasti do të dërgohet edhe në instancat ndërkombëtare të drejtësisë në Strasburg. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- kujta7Rrëfen Kujtim Sadriu nga Presheva  Gjykata themelore në Shkup, ka hedhur poshtë, si të pabazë, padinë time kundër, tre mjekëve të spitalit “ACIBADEN SISTINA”, të dyshuar për tregti me organe njerëzore.  Sot e një vit më parë, nëna ime, tashmë e ndjerë Zymrite Sadriu nga Presheva, ishte shtrirë për shërim në spitalin “ACIBADEN SISTINA” të Shkupit. Mjekët e këtij spitali pa pëlqimin e familjes, deshën ta operojnë nënën e cila kishte dhembje barku. Pas zhurmës mediale, të krijuar pas këtij rasti, drejtori i këtij spitali Nikola Pançevski kishte deklaruar për gazetën “VESTIse “askush në asnjë mënyrë nuk ka pasur qëllim që çfarëdo operacioni të kryej tek pacientja Zymrite Sadriu”. Përkundër inicimit të procedurës gjyqësore dhe dëshmive të ofruara kundër mjekëve të dyshuar për tregti me organe njerëzore, Gjykata themelore e Shkupit, i hedh si të pabaza e të paargumentuara, duke u shërbyer me deklaratat e njëanshme të drejtorit të spitalit. S’ka dyshim se në Maqedoni dominon politika kriminale dhe drejtësia është e ngulfatur nga gjyqet e korruptuara dhe të komprometuara. E them me bindje të thellë se në Maqedoni mbizotëron krimi i tipit azioballkanike e jo ligji e Betimi i Hipokratit. E kam thënë disa herë se  ky spital famëkeq e udhëheq shtetin dhe ligjet, ngase shteti nuk ka kurrfarë kontrolli mbi ta dhe se ata janë vetë shteti. Padia kundër mjekëve të përfshirë në tregti me organe njerëzore, viktimë e të cilave ishte edhe nëna ime, nuk kanë kaluar në hetuesi, nuk është thirr asnjë seancë gjyqësore e madje nuk marrë askush në pyetje. Jam i vetëdijshëm se padia ime kundër mjekëve vrastarë të spitalit të lartpërmendur, nuk do të ndajë drejtësi në gjykatat maqedone, të cilat janë politizuar deri në ekstremitet. Por drejtësia është në anën tonë, pavarësisht nga vendimet e njëanshme të gjykatave maqedone dhe në kërkim të zbardhjes së këtij rasti do të shkojmë deri në Strasburg. E drejta më në fund do të ngadhënjej kundër atyre, të cilët i kanë duart e lyera me gjak, por edhe kundër atyre, që vihen në mbrojtje të krimit të zhvilluar në shtëpinë e verdhë të quajtur  “ACIBADEN SISTINA” në Shkup. Dashuria dhe respekti për nënën e cila u nda nga jeta në mungesë të një përkujdesi profesional mjekësor, në emër të një diagnoze të shpifur, më nxit t’i ndjek mjekët vrastarë deri në Strasburg, në kërkim të një drejtësie e cila në Shkup, nuk mund të gjendet as me mikroskop! Kujtim Sadriu, Preshevë   kujta3 kujta8 kujta9
I kërkohet falje dhe lihen të lirë preshevarët
Arrestohen dhe nisen për Beograd dy preshevarët e liruar të ‘Grupit të Gjilanit’
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration