Arrestohen dhe nisen për Beograd dy preshevarët e liruar të ‘Grupit të Gjilanit’
Lokale

Arrestohen dhe nisen për Beograd dy preshevarët e liruar të ‘Grupit të Gjilanit’

15.Jan.2014 18:12
0
Në vendkalimin kufitar në mes të Serbisë dhe Kosovës në Muçibabë sot janë arrestuar dy ish të burgosurit që kanë qenë të akuzuar për krime të luftës nga Gjykarta serbe për Krime të Luftës në Beograd. Burim Fazliu dhe Kamber Sahiti të cilët ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Apelit. Siç raporton portali Titulli, të dy ish të burgosurit me këtë rast  ia kanë treguar policisë kufitare serbe vendimin e gjykatës se janë të liruar nga akuzat por kjo nuk u morr parasysh. Që të dy tash janë duke u dërguar para Gjykatës së Apelit në Beograd. Dy ish të dënuarit së pari janë ndaluar në kufi për mëse dy orë dhe pastaj janë arrestuar për ti nisur drejt Beogradit. Burim Fazliu dhe Kamber Sahiti ishin shpallur të pafajshëm së bashku me pjesëtarët e tjerë ish të burgosur, të njohur si ‘Grupi i Gjilanit’. Ata ishin lënë të lirë në nëntor të vitit të kaluar./Titulli.com/
Sadriu nga Presheva, në kërkim të drejtësisë deri në Strasburg
Preshevari kërcen nga vetura për ti ikur policisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration