Lokale
I kërkohet falje dhe lihen të lirë preshevarët
(i plotësuar)
Pas një seance dëgjimore të mbajtur në Beograd, sot janë lënë të lirë dy të arrestuarit të së mërkurës në kufirin e Serbisë me Kosovën, në Depcë të Preshevës.
Dy të arrestuarit Burim Fazliu dhe Kamber Sahiti janë liruar me një kërkim falje, siç i është thënë në gjykatë “për shkak të neglizhencës administrative për përcjelljen e informatave deri te Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë”.
Dy të sapo liruarit janë nisur për në Preshevë ku pritet të mbërrijnë rreth orës 18h./Titulli.com/
*********************************************************************************************************
Në ora 12h të ditës së sotme Burim Fazliu dhe Kamber Sahiti kanë dal para trupit gjykues, ku pritet ti tërhiqet fletëarresti.
Avokati mbrojtes Zdravko Krstic i ka thene Radio Televizionit Presheva se arrestimi i dy ish të liruarve, dje në Depce, në kufi me Kosovën, është bërë për shkak se nuk ishte tërhequr fletëarresti, të cilin ishte dashur gjykata t'ia përcillte organeve të punëve te brendshme.
Arsyetimi ka qene se kjo nuk ishte bërë për shkak të festave. Pas përfundimit të procedurave Burim Fazliu e Kamber Sahiti do të nisen për në Preshevë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!