Sadiku dhe Mustafa: Procesi i zgjedhjeve lokale do të përcillet në Preshevë
Në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë për vizitë qëndroi shefi i Zyrës ndëlidhëse të Kosovës në beograd, Valdet Sadiku.Qëllimi i takimit ishte me karakter të informimit lidhur me situatën aktuale politike në komunë të Preshevës që pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme lokale të cilat do të mbahen më 24 dhjetor 2017.
Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa e informoi Sadikun lidhur me situatën aktuale politike në Komunë të Preshevës, në veçanti për procesin parazgjedhor ku nga ana organit të dhunshëm të komunës po vazhdohet me veprime të kundërligjshme siç është rasti i ndërhyrjes flagrante në ndryshimin e përbërjes së komisionit komunal zgjedhorë si dhe sekretarit të këtij komisioni.
Valdet Sadiku u njoftua edhe me situatën e incidentit para selisë së PDSH-së të mbështetura nga qarqe qëllim këqija në ditën e dorëzimit të listës zgjedhore pranë komisionit Komunal zgjedhor si dhe prolongimin e materialeve tjera përkatëse nga organet shtetërore, çështje këto që janë shqetësuese për zhvillimet që na presin.
Sadiku theksoi se janë duke i përcjellur të gjitha zhvillimet në komunën e Preshevës, duke përfshi edhe rastin e incidentit që ka ndodhur me datë 16 nëntor pranë selisë së PDSH-së, ndërsa u zotua se brenda periudhës së fushatës parazgjedhore prej së afërmi do ta përcjellë këtë fushatë.
Poashtu ambasadori Sadiku theksoi se është e rëndësishme që procesi zgjedhorë të shkoj në rregull.
Shërbimi për informim i PDSH-së