Komuna e Bujanocit formon komision për Bajën e Bujanocit
Gjatë mbledhjes së 23-të të këshillit komunal propozim aktvendimi për formimin e komisionit për caktimin e mënyrës së vlerësimit , faturimit dhe bartjes së mbeturinave në banjën e Bujanocit, shkruan Titulli.com.Baja e Bujanocit paguan ndërmarrjen publike “Komunalia” 200 mijë dinarë në muaj dhe për këtë arsye ende gjendet ne bllokadë kjo qendër rehabilituese.
Anëtarët e këtij komisioni do të jenë Amir Xhaferi nga ana e administratës lokale, Ilir Taipi nga ndërmarrja publike “Komunalia” dhe Bozhidar Milanovica propozim ky nga banja e Bujanocit.
“Ky komision ka për detyrë shqyrtimin dhe verifikimin e kësaj problematike të shumëpërfolur nga mediat në kuvendin komunal si dhe për ti ikur spekulimeve politike” tha mes tjerash kryetari i komunës Shaip Kamberi./Titulli.com/