“Rrufeja” mori preshevarë e bujanocas
Lokale

“Rrufeja” mori preshevarë e bujanocas

07.Dec.2013 08:13
0
Aksioni i koordinuar i policisë serbe ka rezultuar me arrestimin edhe të preshevarëve si dhe bujanocasve. Njoftimi i policisë edhe pse nuk bënë të njohur nacionalitetin e të arrestuarve, tregon se në këto komuna ka pas arrestime gjatë aksionit të sinkronizuar njëditor “Rrufeja”. Në Preshevë tek një qytetarë është gjetur një armë gjysmautomatike e kalibrit 7,62 milimetra i prodhimit kinez, dy pushkë gjuetie, 14 plumba për pistoletën të kalibrit 9 milimetra dhe një fishekë i pushkës së kalibrit 7,62 milimetra, të gjitha këto në posedim ilegal. Kundër këtij personi do të ngritet akuzë penale në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë nën dyshimin se ka kryer vepër penale prodhim, posedim, mbajtje dhe shitje të armëve dhe eksploziveve, thuhet në njoftimin e Policisë në Vranjë, transmeton Titulli. Tek një qytetarë tjerë në Preshevë janë gjetur 44 tableta, derisa tek një person në Bujanoc janë zbuluar 23 tableta, për të cilat dyshohet se janë tableta psikoaktive, thuhet në njoftim, dhe shtohet se pas ekspertizës së tabletave do të merren masat adekuate ligjore. Aksioni “Rrufeja” filloi në orët e hershme të së premtes në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Byroja për koordinim të punëve të Shërbimit për Siguri, të cilën e udhëhoqi Aleksandar Vuciq. Kryeministri i Serbisë dhe ministri i punëve të brendshme Ivica Daciq ka thënë se pret që 242 persona të procedohen, kurse deri më tani për 127 prej tyre është caktuar mbajtja në polici, pas kontrollimit të 909 lokacioneve në tërë territorin e Serbisë./Titulli.com/
“Regjistrimi i popullsisë në Luginë në vitin e ardhshëm”
Posellt:Problemi i Luginës në Parlamentin Evropian
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration