“Regjistrimi i popullsisë në Luginë në vitin e ardhshëm”
Lokale

“Regjistrimi i popullsisë në Luginë në vitin e ardhshëm”

08.Dec.2013 07:32
0
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka deklaruar për mediat serbe se është reale që regjistrime i ri i popullsisë në këto komuna të mbahet vitin e ardhshëm. "Planifikohet që të bëhet regjistrimi sipas kritereve ndërkombëtare. Që të zgjidhen problemet në kuadër Kushtetutës dhe të konventave ndërkombëtare, që regjistrimi të nis me marrëveshje me shqiptarët lokalë dhe me prezantimin e bashkësisë ndërkombëtare si dëshmitar”, ka thënë Stankoviq për RTS. Stankoviq ka deklaruar sot se bisedimet me përfaqësuesit e shqiptarëve  në këto tre komuna do të vazhdojnë shumë shpejt. "Bisedimet kanë për qëllim që të zbatohet e gjithë ajo çka në 12 vjetët e kaluara është  dakorduar me shtetin, në mënyrë që këto tri komuna të funksionojnë si komunat e tjera”, ka thënë Stankoviq dhe ka shtuar se jemi marrë vesh që në çdo tre muaj të bëhet analiza dhe të shihet se çka është përmbushur nga marrëveshjet./Titulli.com/
Marrëdhënie të “ngrira” të Luginës së Preshevës me Serbinë
“Rrufeja” mori preshevarë e bujanocas
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration