Lokale
Posellt:Problemi i Luginës në Parlamentin Evropian
Pas miratimit në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe Kosovës, përfshirë dhe ato ekonomike, eurodeputeti gjerman i CSU-së, Bernd Posellt, nga radhët e Partisë Popullore Evropiane, ka bërë thirrje për përmbylljen sa më të shpejtë të marrëveshjes së MSA-së me Kosovën, ashtu siç kërkohet edhe në Rezolutën e Parlamentit Evropian.
Bernd Posellt ka përshëndetur edhe inkurajimin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian për pesë shtetet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që këtë ta bëjnë sa më shpejt. Posell, ka deklaruar se: “Tani, pas pajtimit parimor midis Serbisë dhe Kosovës, përmbyllja e MSA-së është hapi i dytë i domosdoshëm për të ndërtuar në Kosovë një të ardhme stabile politike dhe ekonomike. Kjo do tu jepte njerëzve në Republikën e re një perspektivë të vërtetë", ka thënë Poselltm, raporton publiku.net.
Komiteti për politikë të jashtme i Parlamenit Evropian, ka dënuar dhunën dhe frikësimin që është përdorur në veri nga ekstremistët serbë në zgjedhjet komunale dhe ka kërkuar të ndërtohet besimi mdis serbëve dhe shqiptarëve. Ndryshe, zgjedhjet janë vlerësuar si një hap i madh drejt demokracisë, ka thënë Posellt.
Ai, ka deklaruar se „të drejtat, që minoritetet në Kosovë i kanë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës duhet të shërbejnë si shembull për Serbinë, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës“. Rekomandimi për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, me kërkesën e eurodeputeti Bernd Posell, është futur edhe në raportin përfundimtar të Komitetit për Politikë të Jashtme të PE-së për përparimet e Serbisë.
Bernd Posellt ka thënë ndërkaq, që „në veri është e domosdoshme vendosja e rendit dhe ligjit“ dhe ka kërkuar që atje „menjëherë të ndërpritet rrjeti i krimit të organizuar, përfshirë edhe lidhjet e këtij rrjeti me politikanët lokalë“.
Eurodeputeti gjerman, Posellt, është shprehur i pakënaqur edhe me efikasitetin e punës së Euleksit:
„Jemi të pakënaqur me punën e Euleksit që po bën në Kosovë, si për shqiptarët ashtu edhe për serbët“. Eurodeputeti Bernd Posllet ka deklaruar, se me propozimin e tij, Komisioni për Politikë të Jashtme i PE-së ka kërkuar që tani e tutje, Euleksi të raportojë dhe informojë për punën e vet si Parlamentin Evropian, ashtu dhe Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!