Vështrime
Rreth këngës “hit”, “Me një flamur të pandarë!...
Dihet mirëfilli se të gjitha copat e ndara të etnikumit shqiptar janë të ndara padrejtësisht nëpër konferenca konferencieresh të cilat historikisht janë të njohura për shqiptarët anekënd shqiptarisë, e që e shoqëruan këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar dhe për fat të keq po e shoqërojnë edhe fillimin e shekullit të dytë të mëvetësisë shqiptare në çdo aspekt të jetës shoqërore, politike e kulturore.
Shkruan: Bilall Maliqi
Kjo në njëfarë mënyre arsyetohet me pamundësinë e rregullimit të statusit të degëzimeve të ndara shqiptare sepse kemi të bëjmë me një realitet tejet të hidhur dhe se nuk mund ta ndryshojmë gjendjen faktike në njërën anë dhe neglizhenca e faktorit ndërkombëtar në anën tjetër, kemi mbetur tanimë si një gurë në rrugë dhe e bie çdo kalimtar, kështu e patëm dhe e kemi fatin e nxirë shekullor.
Me një flamur të pandarë….
Është një tekst kënge që u publikua me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shtetit të Shqipërisë dhe e njëjta u bë hit i hiteve me përmbajtje e tëra patriotike të cilën e promovuan në Vlorën heroike, u këndua në Tiranë në Parlamentin e Shqipërisë, aty ku ka pasur kryetarë të komunave të ndara nga trungu i Shqipërisë etnike, madje kanë qenë të pranishëm edhe politikaj nga Lugina e Preshevës kur u këndua kjo këngë e “me një mangësi” që asnjë shqiptarë i Luginës së Preshevës s’do ta dëshironte ashtu ta dëgjonte këtë “himn” këngë të cilën e këndojnë “yjet” e estradave shqiptare, por me mungesë të një këngëtari nga Lugina e Preshevës.
Kur jemi tek kjo këngë e cila sipas mendimit tim nuk është e kompletuar, atëherë nuk mundemi pa e cituar një thënie të Agron Selës ku thotë: “Nëse s’lëmë gjurmë, dijeni se s’ishim” kjo për lexuesit dhe për dëgjuesit e kësaj kënge s’do koment…
Teksti dhe muzika
Një krijues që ndan një territor jo edhe aq të vogël me popullatë të banuar mbi 90%, shqiptar, sidomos komuna e Preshevës dhe në tekst poezinë e tij të mos futen edhe ca rreshta apo fjalë për Preshevën kjo është një neglizhencë e tekstshkruesit të cilit sigurisht nuk i dhemb aspak gjendja faktike e komunave të Luginës së Preshevës, të ndihmuar edhe nga shteti më i ri në Evropë e botë Kosova e cila po bënë ende ndarje vëllazërore me vënien e polisës së sigurisë etj. ,etj., çka pret popullata e Luginës nga kjo ndarje e patolerueshme të individëve dhe të shtetit.
Ky tekstshkrues duhet ta dijë mirëfilli se në hartën e ndarë të gjeografisë shqiptare ka shqiptarë të ndarë edhe në këto tri komuna Të Luginës, të cilët edhe kanë pasur ushtrinë e tyre çlirimtare (UÇPMB-ja) dhe kanë me çka të mburren dhe mos të futen në tekst të kësaj kënge është tejet joserioze dhe jo vëllazërore, sepse në etikën e krijuesit nuk është të bëjë ndarje a përçarje, por atë që nuk e bënë dot politika ta bëjë artisti, poeti, tekstshkruesi dhe njerëzit e kulturës në përgjithësi.
Këtë tekst kënge e ka shkruar Agim Doçi, ndërsa muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Edmond Zhulali dhe në këtë tekst këngë këndojnë këngëtar si: Nikollë Nikprelaj (Mali i Zi), Kastriot Tusha (Shqipëri), Selami Kolonja (Maqedoni), Enkelejda Arifi (Çamëri) dhe Ilir Shaqiri (Kosovë), shtrohet pyetja Lugina e Preshevës ku???...
Kemi pritur ndonjë reagim të këngëtarëve nga Lugina e Preshevë lidhur me këtë padrejtësi që iu kanë bërë atyre dhe vendit në të cilin jetojnë, edhe pse dihet mirëfilli se kemi këngëtarë që me zërin e tyre kishin mundur pa asnjë problem fare të vogël të jenë në mesin e këtyre këngëtarëve që janë në foto…
Mendojmë që ky gabim duhet përmirësuar që nga tekstshkruesi dhe orkestruesi në mënyrë që kjo këngë të jetë komplete edhe me këngëtarë të kësaj ane. Si e tillë siç është kjo këngë diskriminohet kjo pjesë, muzika , këngëtarët tanë dhe dhe arti në përgjithësi…
Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!