Vështrime
Rotacioni politik
Kohëve të fundit, në skenën tonë politike, rotacioni është bërë si modë. Këtë term më së shumti po e përdorin partitë politike, të cilat kanë bërë pjesë aktive në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Për t’i kënaqur apetitet e pafund të Riza Halimit, kryetarit shumëvjeçar të PVD-së, partitë pjesëmarrëse në këtë nivel të zgjedhjeve, ia bëjnë qejfin partnerit të tyre, që i pari të shkoj dy vjet deputet në parlamentin serb, ndërsa dy vitet e tjera tu takojnë partive të tjera LPD dhe UDSH. Në këtë valle mbet pa u përfshirë Skender Destani, kryetar i BDL-së, i cili pa rezervë kërkon hisen e tij.
Shkruan: Nexhmedin Saqipi;
Riza Halimi, për t’i amortizuar kërkesat e shumta të partnerëve të koalicionit të zgjedhjeve parlamentare, i cili me vota të vjedhura dhe të falura nga partitë pushtetare serbe, arriti të siguroj një mandate në Kuvendin e Serbisë.
Ai, lëre se nuk skuqet nga këto dallavere, por shkon më larg për të krijuar një koalicion artificial edhe me partitë shqiptare në Komunën e Bujanocit, duke iu ofruar atyre rotacion edhe në pushtetin lokal, madje edhe duke i nxitur të formojnë pushtet multietnik.
Nuk ka askund në botë kësi lloj pazari politik mandatet të ndahen në dysh-tresh e katërsh, për t’i realizuar orekset e tyre politike. Zgjedhjet mbahen me mandate katërvjeçar e jo siç ofron Riza Halimi, i cili nuk zgjedh mjete e metoda për të mbetur në pushtet, ai, ka bllokuar financat e fushatës zgjedhore për LPD, UDSH e BDL, në mënyrë që t’i realizoj kërkesat e tij pushtetare.
Është një dukuri që spektri politik i këtij rajoni i duron marifetet politike të disa politikanëve , të cilit në tubimet zgjedhore si dhe në tubimet e përvjetorët e UCPMB-së, vet kënaqen ta quajnë veten deputet edhe kur i skadon mandati, ashtu siç vet kënaqen ta quajnë veten kryetar edhe disa ish kryetarë, të cilëve u ka kaluar mandati
Nuk ka përparim dhe zgjidhje të problemeve, nëse edhe në të ardhmen, ia, bëjmë qejfin këtyre politikanëve lokal dhe provincial, të cilat me politikën e tyre lokaliste i kanë devalvuar vlerat e institucioneve si dhe kanë keqpërdorur votën e lirë të qytetarit./Titulli.com/
Autori është kryetar i Partisë Demokratike Kombëtare në Bujanoc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!