Lokale
Rinor Murati përcillet për botën e amshueshme
[caption id="attachment_79273" align="alignleft" width="200"] I ndjeri, Rinor Murati[/caption]
Familjarë, shokë dhe qytetarë të komunës së Bujanocit sot kanë dhënë përshëndetjet e fundit trupit të pajetë të Rinor Muratit, djalit 17 vjeçar nga Tërnoci i cili mbrëmë ndërroi jetë pas aksidentit në trafik.
Varrezat e Strukarëve në Tërnoc është vendi ky trupi i tij do të prehet, deri sa do të kujtohet me mall nga familja dhe dashamirët.
Rinor Murati mbrëmë pësoi një aksident në trafik gjatë momentit që po ngiste motoçikletën e tij nga Tërnoci në drejtim të Bujanocit.
Plagët e marra gjatë goditjes së motoçikletës me makinën Audi me targa BU, ishin fatale për të. Edhe pse Rinori mori me kohë ndihmën e parë ai nuk arriti t’i mbijetojë.
Rinori me vëllaun dhe dy motrat me vite jetonin me të ëmën pasi babai i tij kishte ndërruar jetë kohë më parë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!