KKSH shqyrton gjendjen e arsimit në Luginë
Lokale

KKSH shqyrton gjendjen e arsimit në Luginë

04.Jul.2013 13:45
0
Komisioni për arsim parashkollor, fillor dhe të mesme në kuadër të Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka mbajtur takimin e radhës ku është diskutuar për arsimin shqip në komunat: Preshevës,  Bujanocit dhe Medvegjës. Komisioni në veçanti në këtë takim ka shqyrtuar dhënien e pëlqimit për botimin e teksteve: Fizika  për klasën e shtat dhe klasën e tetë si dhe Arsimi teknik për klasën e shtatë. Sipas kumtesës së KKSH-së në këtë mbledhje është diskutuar edhe për botimin e teksteve tjera dhe atyre që janë në botim e sipër si dhe për gjendjen në arsimin fillor dhe të mesëm rreth problemeve të këshillave të shkollave. Komisioni në përbërje të plot në një debat konstruktiv ka shqyrtuar mundësin e kompletimit të teksteve për shkollat fillore që ato të jene të gatshme për fillim të vitit shkollor 2013/14. "Në këtë takim u dha pëlqimi edhe i botimit të tre teksteve të reja në gjuhën shqipe e pritet të merret vendimi edhe për botimin e teksteve që janë gati pra janë në procedura të lejimit të përdorimit. Gjithnjë duke qëndruar prapa vendimit të mëhershëm të  KKSH-së se tekstet që mund të përdoren me mësim në gjuhën shqipe  të jene: të shkruara nga autor shqiptar, të përkthyera profesionalisht dhe tekstet e mara nga Shqipëria dhe Kosova por që i përgjigjen planit dhe programit arsimor", thuhet në kumtesën e nënshkruar nga kryetari i Komisionit për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm, Agim Hasani. KKSH shqetësohet për problemet që e përcjellin arsimin shqip si: tekstet shkollore, kuadrot, menaxhimi, zvogëlimi i numrit të nxënësve dhe i paraleleve janë i cili institucionalisht merret ne zgjidhjen e tyre. "Pas një analize të gjendjes rrethe këshillave të shkollave të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi ndajnë mendimin se shkollat janë dhe duhet të veprojnë si  institucione të pavarura që i nënshtrohen ligjit mbi sistemin e arsimimit dhe edukimit fillor dhe të mesme. Komisioni duke vlerësuar larte rolin e arsimit kanë kërkuar  që jo vetëm  Këshillit Kombëtarl por edhe të gjithë institucionet tjera duhet të veprojnë konform ligjit ,  drejtë në ngritjen e cilësisë së arsimimit dhe edukimit në gjuhën shqipe", thuhet ndër të tjera në kumtesë. Komisioni për arsim parashkollor, fillor dhe të mesme pasi të konsultoj shërbimin profesional dhe pasi ta harmonizoj numrin teksteve të lejuara nga ana e Ministrisë së Arsimit do të hartoj  listën  dhe e njëjta do t'i dërgohet të gjitha shkollave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje./Titulli.com/
Rinor Murati përcillet për botën e amshueshme
Bujanoc: Aksident me pasojë vdekjen (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration