Lokale
Musliu kërkon themelimin e Kuvendit të Shqiptarëve të Luginës, si serbët në Veri
Shpallja e të ashtuquajturit “Kuvend i serbëve të Kosovës dhe Metohisë”, ka nxitur reagimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
[caption id="attachment_48375" align="alignleft" width="276"] Jonuz Musliu[/caption]
Jonuz Musliu, Kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, ka theksuar domosdoshmërinë e shpalljes së Kuvendit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sipas tij një e drejtë legjitime e shqiptarëve duke pas për bazë zotimin për kërkimin reciprok të të drejtave të shqiptarëve sikurse ato të serbëve në Kosovës.
“Kryesuesit subjekteve politike, liderët e institucioneve, duhet ta ndrrojnë diskursin politikë të tyre për të ec drejtë hapave që kërkon koha. Tani është momenti për zgjidhjen e problemit politik, pasi që serbët e Kosovës e kanë shpallur Kuvendin Autonom të Veriut të Kosovës, me automatizëm pasi që ata kërkojnë të ndahen nga Kosova, pse shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës të flenë”.
Musliu, ndërkaq ka kërkuar mbledhjen urgjente të kuvendarëve shqiptarë të tria komunave të Luginës, me qëllim të marrjes së vendimit për rivazhdimin e negociatave me qeveritarët serbë, duke pas parasysh realitetin e krijuar tashmë.
“Unë kam kërkuar që para se të ecet drejtë Beogradit, duhet ta marrim miratimin Kuvendarëve shqiptarë, në Kuvendin e tria komunave të Luginës së Preshevës, është ky organi më i lartë i shqiptarëve të kësaj zone dhe ky duhet të mbetet organ vendimmarrës për zgjidhjen e problemit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”
Shqiptarët e e Luginës së Preshevës, gjatë dy dekadave të fundit kanë kërkuar pa reshtur jetësimin e Autonomisë territoriale e politike me të drejtë bashkëngjitje me Republikën e Kosovës, kërkesë kjo e cila është përkrahur nga më se 98 % e shqiptarëve të kësaj zone në Referendumin e vitit 1992./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!