Rinia Demokratike e Kosovës në Gjilan: Përkrahim fuqishëm interesin e rinisë së Luginës
“Lugina e shtypur”, kështu është quajtur konferenca e cila u mbajt në Bujanoc, e organizuar nga organizata zeropozitiv, në bashkëpunim me Rininë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan.
Erlehta Osmani kryetare e rinisë tha se RDK-ja e Gjilanit, bashkë me kryesinë e qendrës, ka takuar kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Shukri Ymerin, kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafën si dhe të rinjtë e partive shqiptare të Luginës.
Po ashtu, kemi bërë homazhe pranë varrit të veprimtarit të shquar të Luginës, Jonuz Musliut.
“Ishte një ditë e veçantë, një ditë e cila të mbush me motiv për të vazhduar këtë rrugëtim që kemi nisur”, shkroi Erlehta Osmani.
Ndërsa Gentian Nevzati – zëdhënës i RDK ësjhtë shprehur pas takimeve, me të rinjtë, shokët të Luginës, kemi zhvilluar një shëtitje në sheshin e Preshevës, me të rinjtë e këtij qyteti.
“Ne, rinia kudo që jemi, ndjejmë përgjegjësinë edhe të secilit institucion, për të kontribuar, për të ecur tutje çështja e interesit nacional, si të drejtat themelore të njeriut, zhvillimi ekonomik dhe mënjanimi i çdo lloj margjinalizimi”, ka thënë Nevzati.
Qytetarët e Luginës, nuk mund të jenë vetëm, përball situatave të reja në Ballkan, aq më pak ndaj sfidave që imponon Serbia ndaj tyre si në arsim, njohja e diplomave, punësimi në nivelin qendror e lokal, përfaqësimi politik dhe institucional i shqiptarëve dhe çështje tjera që rikonfirmojnë vullnetin e të gjitha shteteve për fqinjësi të mirë dhe reciprocitet.
Ne, përkrahim fuqishëm interesin e qytetarëve të Luginës, në veçanti të rinisë së Luginës dhe do të jemi gjithmonë së bashku!
Rinina Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan.