Nxënësit e Luginës vizitë në Kosovë me organizimin të qeverisë
Lokale

Nxënësit e Luginës vizitë në Kosovë me organizimin të qeverisë

10.Oct.2018 08:48
0

Një grup i nxënësve shqiptarë nga shkollat e mesme të komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë kanë realizuar një vizitë në kryeministrinë e Kosovës dh disa vende kulturore nga e kaluara më e hershme Ilire-Dardane, Memorialin Adem Jashari dhe qytetin e Lidhjes së Prizrenit. 

Gjatë takimit  me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me një ngrohtësi të thellë vëllazërore përshëndeti nxënësit duke i dëgjuar dhe inkurajuar rreth realizimit të synimeve të tyre, por edhe durimin për të gjitha brengat aktuale.

“Në vizitën e Memorialit Adem Jashari u njoftuan nga ciceroni rreth historikut të ngjarjeve heroike të familjes Jashari me çka nxënësit u ndjen të emocionuar dhe krenarë për qëndresën dhe flijimin e kësaj familje për lirinë e sotme të Kosovës. Gjithashtu vlen të ceket se në ambientet e kryeministrisë u shtrua një drekë për nxënësit”, thuhet në njoftimin e shkollës së mesme në Bujanoc.

Sipas këtij njoftimi të publikuar në ueb-faqen e shkollës vizita e radhës ishte lokalitetit arkeologjik Iliro–Dardan, qyteti Ulpiana në afërsi të Prishtinës ndërsa nxënësit e udhëhequr nga organizatori dhe profesori i historisë u njoftuan për zhvillimin dhe rëndësinë e këtij qyteti të rëndësishëm gjatë periudhës sunduese romake.

Pjesë e viztës ishte qyteti i Prizrenit, ku shqiptarët morën vendime dhe aktivitete shumë të rëndësishme historike duke themeluar organizatën e parë politike-ushtarake, Lidhjen e Prizrenit. 

Ky udhëtimin është organizuar nga koordinatori Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti. 

Rinia Demokratike e Kosovës në Gjilan: Përkrahim fuqishëm interesin e rinisë së Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration