titulli.com
Vështrime

Reagim ndaj shkrimit "Fushata denigruese pushtetare"

21.Jul.2012 17:49
0
Nuk e kanë rradhën bentet, temsilet, fraza, kanunet dhe aftësitë për të njollosur dhe etiketuar. Kësaj here nuk po mundeni ti mbroni keqëpërdorimet dhe vjedhjetë me patriotizëm dhe rrolin e viktimës.   Shkruan: Nexhat Behluli Reagim në shkrimin “Fushata denigruese pushtetare” nga Autori Sevdail Hyseni. Sigurtë jam  i vetëdijshëm dhe asnjëherë nuk do të më vie vështirë ta pranojë se me Sevdail Hysenin,  unë jo se jo, por nuk besoj se mund të gjindet edhe dikush tjetër në Luginën e Preshevës po edhe më gjerë në hapësirat Shqipëtare se disponon aftësi  ta mposhte në shkrime ku dominojn bentet, frazat,temsilet,njollosjet,etiketimet  dhe kanuni i odave. Në këtë veprimtari Sevdaili mban titullin e kampionit dhe unë pa aspak inati të rivalitetit publikisht i uroj. Për fat të keq të Z.Hysenit kësaj here po shtjellojmë dhe po e zbardhim një problematikë ku flasin vetëm cifrat,fakturat, fletëregjistrimet dhe deklaratat me shkrim nga ish punëtorët e tij. Pra kësaj radhe nuk po flasim me bente dhe kanune por me fjalorin e kontabilitetit,komerciales dhe shërbimit juridik, në tavolinë  kemi statutin e ndërmarrjes dhe rregulloren e punës nën trysnin dhe vëzhgimin e Ligjit, pra siç po e kupton në këtë muhabet nuk kanë hapësirë për të dominuar dhe ndihmuar opinionet dhe kolumnet  me emra origjinal të autorit apo me emra të shpifur si specialitet i tij. Me shkrimin tuaj të fundit  “Fushata denigruese pushtetare”  vetëm sa na shpejtove  punën dhe po na detyron të jemi më ekspeditiv edhe pse për shkak Ramazanit kishim planifikuar të punojmë me një intenzitet më të ngadalshëm. Pra publikisht ju premtojmë Këshilli Drejtuesë i N.P. RTB-së se në ditën e Enjte 26.07.2012 do të publikojmë Regjistrimin e inventarit,mobileve dhe aparaturës në Ndërmarrjen  Publike Radio Televizioni i Bujanocit si rrezultat i dalur nga puna e komisionit  5 anëtarëve të ish kolektivit tuaj, do ta publikojmë raportin e kartelesë të fakturave hyrëse dhe daljet,  hyrjet vetanake finansiare dhe ato buxhetore finansiare të N.P. RTB-së. Raportin e shërbimit të Marketingut, inkasimin dhe kalkulimet e të hyrave nga Marketingu, dhe shumë e shumë dokumente tjera. Pra ju kishim lutur ta ruani durimin vetëm edhe pak ditë dhe pastaj ta përgaditni mbrojtjen, ndashit me opinione me emër e pa emër, ndashit me kanune, fraza e bente ose duke provuar të na etiketoni e njollosni si tradhtar apo spiun të Beogradit, ose ndashit me mbrojtësit ligjorë e kam fjalën për Avokat, e drejtë e juaja është të zgjidhni. Autori është udhëheqës i shërbimit për informim i Partisë Demokratike në Bujanoc.
Koalicioni PDK-AAK është ide serbe
Fushata denigruese pushtetare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration