Lokale
QSA fton për solidarizim me nevojtarët (foto)
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në iftarin e shtruar sot, ftoi të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në solidarizim me të varfrit, jetimët, e njerëzit në nevojë.
Para qindra të ftuarve udhëheqësit e kësaj qendre me seli në Preshevë shpalosën të arriturat si dhe planet për vazhdimin e misioni të tyre në solidarizim dhe avancim të popullatës së Luginës e cila është goditur shumë në këtë kohë të krizave globale.
Drejtuesi i kësaj organizate Lejlan Sadiku, para të ftuarve citoi thënien e profetit Muhamed- “Më i miri ndër jush është shërbëtori i popullit të vet”.
Sadiku ftoi në solidarizim me popullatën e varfër të Luginës, duke thënë se të jesh josolidar nuk i takon njeriut.
[caption id="attachment_82888" align="alignleft" width="300"] Gazmir Selmani[/caption]
Gazmir Selmani para të pranishmëve foli rreth historisë së solidarizimit dhe avancimit edhe gjatë kohës së Profetit Muhamed, kur ai solidarizohej me shokët e tij e ata me të, si dhe avancimin në detyra të ndryshme, raporton Titulli.
Pas përfundimit të iftarit të shtruar nga QSA, studenti nga medreseja e Gjilanit, Leutrim Dalipi, u shfaq me këndime nga Kurani, ndërsa në fund, për kontributin e dhënë në fushën e humanitetit iu shpërndanë mirënjohje ndërmarrjeve të ndryshme nga komunat Preshevë e Bujanoc si dhe mediave që veprojnë në këtë rajon.
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit është themeluar në vitin 2007 dhe që nga ajo kohë ka qenë njëra ndër organizatat që ka ndihmuar më së shumti njerëzit në nevojë, ndërsa ka organizuar ndërtimin e shtëpive familjeve më të rrezikuara në rajonin e Luginës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!