Lokale
Konçuli i ngarkuar, kërkohet shfrytëzimi i kalimeve në Preshevë dhe Medvegjë
Rritja e fluksit të udhëtarëve në pikat kufitare që lidhin Serbinë me Kosovën në Konçul-Dheu i Bardhë dhe në Merdare, ka shtyrë policinë e Kosovës që të kërkojë nga udhëtarët të shfrytëzojnë edhe dy pikat tjera të kalimit mes këtyre dy vendeve.
Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës informon se në pikë-kalimin Merdare dhe Dheu i Bardhë, kohë pas kohe po krijohen kolona dhe pritje disa minutëshe si në hyrje ashtu edhe në dalje Kosovë-Serbi.
Policia me qëllim të shmangies nga pritjet dhe krijimit të lehtësirave për mërgimtarët që vijnë në Kosovë, njofton se pos këtyre dy pikave kufitare ata mund t’i përdorin për kalim të kufirit edhe dy pikat, ate në Mutivodë-Medvegjë dhe pikëkalimin kufitar të Muçibabës-Preshevë, transmeton Titulli.
Mëtej policia njofton se procedura e kalimit të kufirit në Mutivodë dhe Muçibabë është e njëjtë sikurse te Dheu i Bardhë dhe Merdare./Titulli.com/
[caption id="attachment_81930" align="aligncenter" width="640"] Foto ilustrim: Kufiri Dheu i Bardh-Konçul, nga ana e Kosovës[/caption]
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!