Lokale
Preshevë: Bie në pus, humbë jetën 47 vjeçari
Në orët pasdites së të premtes ka humbur jetën Bexhet Dalipi, 47 vjecar, gjatë punimeve që po i bënte në një pus të Preshevës.
I ndjeri ishte duke punuar në momentin kur ka rrëshqitur në pus. Edhe pse banorët për rreth ishin munduar t’i jepnin ndihmën e shpejt ata nuk mundën ta nxjerrin nga pusi.
U desht ndërhyrja e njësisë së zjarrfikësve që të nxirret trupi i Bexhet Dalipit, por në këtë rast pa shenja jete.
Moti i nxhetë dhe mungesa e ujit të pijshëm nga shërbimet e ndërmarrjeve publike, shtynë shumë banorë shqiptarë të komunës së Preshevës që të hapin puse për t’u furnizuar me ujë për nevojat e tyre./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!