Përsëri deponia e egër në Tërnoc
Në skaj të rrugës, lumi, përsakj lumit te burimet e ujit të pijshëm është e vendosur një tabel ku shkruante “ju lutemi mos i hudhni mbeturinat” ose “këtu ndalohet hudhja e mbeturinave”.
Shkruan: mr. sc. Agim Hasani
Sa anakronike, sa e paspjegueshme, këto mbishkrime shpesh nuk duken nga mbeturinat e hudhura sikur për inat , bash te shenja , te tabela te mbishkrimi ku ndalohet i njëjti veprim. Ose duke e shikuar gjendjen në terren fiton përshtypje se të gjithë ata të cilët kan hudhur mbeturina jan analfabet, pra nuk dijnë të lexojnë.
Ndihesh i provokuar duke shetitur dhe soditur ambientin nga pamja e shëmtuar e brigjeve të lumit . Mbrendia e lumenjëve me qese të najllonit të lëvarura nëpër drunjët dhe llojet nga më të ndryshmet e shisheve të plastikës të patretshme, ambientit i japin një pejzazh sa interesant aq edhe të mërzitshëm, të lodhshëm e ma e rëndësishmja, është krijuar një hapsirë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Ndërkohë që bota ndërgjegjësohet gjithnjë e më shumë për dobinë e riciklimit, po zhvillohen edhe teknologji gjithnjë e më efikase për të përpunuar grumbullimet e mbetjeve, duke prodhuar materiale të përdorëshme që nga kuzhinat tek shtrimi i rrugëve e pëfitimin e energjise .Te ne ende nuk e kemi prioritet riciklimin sepse na mungojne deponit sanitare , pra ende mbeturinat hudhen të pakontrolluara në vende që nuk i përgjigjen kushteve dhe nuk kemi qendra për separimine mbeturinave që merret si parakushte për selektimin e tyre dhe pastaj reciklimin.
Përkundër propagandës që bëhet përmes mjeteve të shkruara dhe elektronike , pastaj formave tjera të vetëdijsimit, sikur ende jemi larag veprave – veprimeve konkrete për të arritur shkallën e arsyes për ta mbrojtur ambientin nga ndotja.
Qytetarët e Tërrnocit tani nuk kan arsye ti hudhin mbeturin gjithkund e më së paku përskaj lumit ku dikur këto vende i kan shfrytëzuar për rekreacin.Që nga dita kur ka filluar grumbullimi i mbeturinave në mënyrë të organizuar , askush nuk ka të drejtë që me veprimet e veta ta ndot ambientin dhe sigurisht në të ardhmen veprimet e tilla ndaj mjedisit duhet të sanksionohen. Si adhurues i shetitjes bashke me shokë jemi dëshmitarë të shkatrrimit të vazhdueshëm të një pjese përskaj lumit ku kamionat e qerret nuk ndalen duke hudhur materiale nga ma të ndryshme.
Mbeturinat e hudhura konsisitojnë në ambalazhet e ushqimit, mbeturinat organike , ambalazhet e pestizcideve dhe në kohën e fundit materialet ndërtuese të cilat i shohim të hedhura në mënyrë të pakujdesshme kudo. Këto mbeturina krijojnë vend ideal për shumimin e minjëve, insekteve dhe bartësve të tjerë të sëmundjeve. Vendet me mbeturina janë edhe shëmtim për sy dhe ndikojnë negativisht në ndjenjën e krenarisë së qytetarit.
Nga ana tjetër, kjo deponi e cila shtrihet përskaj lumit me një gjatësi prej 2.5 km është potenciali më i madhë i kontaminimit të ujit, ajrit dhe tokës.Rrjedhaj e vazhdueshme e lumit përskaj mbeturinave të pakontrolluara është shkaktar i ndotjes së ujit në rrjedhjen e poshtme të lumit e deri në bashkim me lumin Morava ku ndotja merrë konotacion regjional .
Ajo pjes e mrekullueshme që përdoret për shetitje, rekreacion, dikur ishte rikultivuar dhe sanuar dhe ishte shëndrruar gati në një parkë besa nga disa blegtor filloi të përdoret edhe për kullosjen e bagëtisë . Dikur ishte vendosur një puntorë dhe ai me përgjëgjësi e ka kryer rolin e tije duke penguar që mos të hudhen mbeturinat, por që tani për habi nuk funksionon , gjendja është kthyer në ate të para ca viteve dhe për çdo ditë shtohet numri i atyre që hudhin materiale nga ma të ndryshme. Pastaj edhe inspektorat duhet sipas detyrës të përcjellin gjendjen dhe kompanit të cilat merren me bartjen e materialit ndërtimor që të ndëshkohen dhe të pengohen .
Ndërtimi i qendrës për separimin e mbeturinave do të zvoglon dukshëm sasin e mbeturinave për tu deponuar, sepse materialet si plastika qelqi, letra, metalet e ndryshme dhe materiet organike (kompostimi) të gjitha mund të ripërpunohen- ripërdoren ( reciklimi).Në nivel regjioni, mirë është që të mendohet përmes një plani afatgjat në ndërtimin e një uzine për ripërdorimin e mbeturinave dhe shfrytëzimin e tyre në përfitimin e energjisë së nxehtësisë ose ate elektrike.
Me këte mund të eliminohet përmes rikultivimit edhe deponia e qytetit sepse edhe sipas standardeve mbeturinat duhet të hudhen -deponohen vetëm në deponit sanitare siç është Meterisi në Vranjë (e vetmja deponi sanitare ne regjion).
Mbeturinat nuk janÑ‘ vetÑ‘m gjÑ‘ra tÑ‘ cilat ne nuk na nevojiten mÑ‘, as gjÑ‘ra qÑ‘ na mbesin nga prodhimi i mallrave tÑ‘ ndryshme. Ato janÑ‘ edhe gjÑ‘ra me tÑ‘ cilat ne mund të përfitojmë.
Shume vende sote te zhvilluara dhe me shkallë të lartë të civilizimit bëjnë luftë të ashpër për të mbrojtur mjedisin përmes zhvillimt të proceseve të reciklimit të mbetjeve inorganike, organike, materialeve ndertimore etj.
Të gjitha këto veprime shembuj tregojne se egziston etika ekologjike , egziston system i rregulluar që kujdeset për ambientin , por këtu duhet rolin qendrore ta ketë vetë qytetari me kulturën për një ambient ma të pastërt për një jete ma të shëndetshme.