PVD-UDSH në Bujanoc: Dy mijë vendet e punës të premtuara nga pushteti aktual ishin mashtrim (video)
Lokale

PVD-UDSH në Bujanoc: Dy mijë vendet e punës të premtuara nga pushteti aktual ishin mashtrim (video)

13.Apr.2016 19:36
0
Me një tubim impozant, koalicioni ndërmjet Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar me bartës Shaip Kamberin, filluan zyrtarisht fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale dhe parlamentare të 24 prillit me tubimin e mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Para një numri të madh të simpatizantëve dhe anëtarëve të këtyre dy partive u prezantua programi zgjedhor që do të triumfojë në zgjedhje, ku PVD do të kthehet në qeverisje të Bujanocit.                       

Bartësi i listës së këtij koalicioni dhe kandidati për kryetar komune, Shaip Kamberi, si ghithnjë u prit në foltore me duartroktije të gjata. 

Kamberi tha se dy mijë vende pune të premtuara nga pushteti aktual ishin mashtrim, ndërsa koalicioni PVD-UDSH do t’i kthej dinjitetin shqiptarëve të komunës së Bujanocit, e do të parandalojë ikjen e të rinjëve nga Lugina. 

Me këtë rast u prezantuan edhe dhjetë kandidatët për këshilltarë të këtij koalicioni që vijnë nga qyteti i Bujanocit. 

Kandidati Enver Ramadani tha para të pranishmëve se PVD do të kthehet duke ndihmuar bizneset, bujqit dhe të rinjtë e jo duke ndërtuar rreth rrotullime me vlerë 700 mijë euro. 

Pasi koalicioni PVD-UDSH do të merr pjesë edhe në zgjedhje parlamentare, kandidati i parë në listën e tyre Fatmir Hasani tha që si deputet do të mbrojë interesat e të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës. 

Kryetari I UDSH-së në Bujanoc, Adem Hasani, u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit PVD-UDSH. Ai theksoi se qytetarët e me votën e tyre e kanë në dorë ndryshimin. 

Duke ftuar qytetarët të votojnë për listën me numrin rendor 4, koalicioni PVD-UDHS përmbylli tubimin e parë parazgjedhor dhe do të vazhdojë të mërkurën me programin e Forumit të Gruas.

Program Parazgjedhor

Në Rrethin e Pçinjës 57 lista zgjedhore, në Bujanoc 295 kandidatë për 41 vende në kuvendin lokal
Arifi: Presheva e kapur nga klani shqipfolës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration