Arifi: Presheva e kapur nga klani shqipfolës
Shqiprim Arifi, nga partia e re shqiptare në Luginën e Preshevës, "Alternativa për Ndryshim", ka thënë në "Interaktiv" të KTV-së, se kjo parti është e përbërë nga gjithë të rinjtë.Shqiprim Arifi, i ardhur nga Gjermania sipas tij që të ndihmojë vendin, thotë se Presheva është e kapur nga një klan shqipfolës, transmeton Koha.net. Ky klan sipas tij, ka pasur interesin financiar që të sigurojnë të ardhme për familjen e tyre.
Arifi, i cili thotë se është 40 vjeçar, ka thënë se është më i vjetri në partinë që udhëheqë. Formimi i kësaj partie, sipas Arifit, është ndryshe ngaqë nuk është shkëputje nga partitë tjera të mëdha, por është themeluar nga fillimi.
Ai foli edhe për premtime. “Unë tentoj që mos të premtoj, por ne premtojmë dy gjëra: zhvillimi ekonomik me investime nga jashtë dhe menaxhimi profesional i komunës”, ka thënë Arifi, duke shtuar se ia ka prishur rehatinë partive tjera në Preshevë.