PVD cakton listën për deputetë republikan, Riza Halimi nuk është në listë
Kryesia e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) ka përcaktuar listën e kandidatëve për deputetë republikan duke konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 24 prillit, theksuan për portalin Titulli nga ky subjekt politik.Siç raporton Titulli.com, lista e PVD-së për zgjedhje parlamentare do të ketë tre kandidatë, ndërsa bartëse e listës do të jetë Ardita Sinani, kryetare e PVD-së në Preshevë.
Kandidati numër një në listë do të jetë profesori i kimisë, Fatmir Hasani, nga Bujanoci, ish kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc, e dyta në listë do të jetë Ardita SInani, ndërsa me numër rendor tre do të jetë Driton Rexhepi, jurist nga Tërnoci.
PVD është subjekti i parë politik shqiptar në Luginë të Preshevës që ka vendosur për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, kurse ditëve në vijim pritet që edhe partitë tjera të dalin me qëndrim zyrtar “pro” apo “kundër” zgjedhjeve parlamentare.
Në periudhën 2014 – 2016 PVD ka qenë e përfaqësuar në parlamentin republikan të Serbisë me dy deputetë, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin./Titulli.com/