Deri më tani shtatë lista të certifikuara pranë KKZ-së në Bujanoc
Lokale

Deri më tani shtatë lista të certifikuara pranë KKZ-së në Bujanoc

22.Mar.2016 12:38
0
Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc deri më tani ka shpallur, gjegjësisht certifikuar shtatë lista zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 24 prillit, raporton Titulli.com.

Listat e shpallura së fundmi janë lista e Lëvizjes së Progresit Demokratik, lista e koalicionit të tre partive serbe, dhe lista e Partisë së Njësuar Rome.

Lista “Lëvizja e Progresit Demokratik – Jonuz Musliu” në zgjedhje lokale do të garojë me numër rendor 5, koalicioni “Lista serbe – Partia Socialiste e Serbisë, Serbia unike dhe Lëvizja serbe e ripërtëritjes” do të ketë numrin rendor 6, ndërsa “Partia e njësuar rome – Jekutni partija romani” do të jetë me numër rendor 7.

LPD ka dal me listën prej 41 kandidatëve për këshilltarë komunal,  Lista serbe me 31 kandidatë, ndërsa Partia e Njësuar Rome me 14 kandidatë.

Afati i fundit për paraqitjen e listave zgjedhore pranë KKZ-së në Bujanoc është data 8 prill 2016, respektivisht 15 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve./Titulli.com/

PVD cakton listën për deputetë republikan, Riza Halimi nuk është në listë
PVD do të marrë pjesë e vetme në zgjedhjet parlamentare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration