Maturantët e Bujanocit ndihmojnë shokët e tyre me shitjen e ëmbëlsirave
Lokale

Maturantët e Bujanocit ndihmojnë shokët e tyre me shitjen e ëmbëlsirave

21.Mar.2016 14:31
0
Maturantët e shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc sot kanë ndërmarrë një aksion humanitar tanimë tradicional të shitjes së ëmbëlsirave në qendër të qytetit, raporton Titulli.com.

Ky aksion ka për qëllim për të ndihmuar maturantët me kushte të vështira materiale për të shkuar në ekskursion, thonë maturantët që kanë organizuar këtë aksion humanitar.

Organizatore e këtij aksioni është maturantja Alejna Aliu, së bashku me shokët dhe shoqet Fitore Thaçi, Liridona Zairi, Shendrita Osmani, Uresa Shaqiri, Afërdita Mustafa, Xhabir Demiri, Hamdi Hasani dhe të tjerë.

Maturantët kanë apeluar qytetarët që të mbështesin aksionin e tyre, i cili edhe vitet e kaluara ka dhënë rezultate, duke shitur ëmbëlsirat që kanë përgatitur vetë./Titulli.com/

Shkruaj një poezi për një kafe falas edhe në Bujanoc e Preshevë
PVD cakton listën për deputetë republikan, Riza Halimi nuk është në listë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration