PVD: Arifi fushatën e tij e orienton në akuza ndaj të tjerëve për të fsheh të vërtetën
Lokale

PVD: Arifi fushatën e tij e orienton në akuza ndaj të tjerëve për të fsheh të vërtetën

29.Sep.2018 08:18
0

Partia për Veprim Demokratik, dega në Bujanoc përmes një postimi në faqen e facebook ka drejtuar akuza të rënda ndaj liderit të Partisë Demokratike, Nagip Arifi.

Ky është postimi I plotë I PVD-së në Bujanoc:

Pushteti, sikleti më i madhë i një pushtetdashësi të paskrupullt

Fushata për zgjedhjet e Këshillit kombëtarë, tashmë, ka filluar me një hov të madh, në radhë të parë nga Nagip Arifi, një pushtetëdashës i dëshmuar. Si zakonisht, në fushatat e tij, nuk dëgjohen ide të reja, vizione atraktive, mundësi që do të ofrojë. Ai, në radhë të parë, fushatën e tij e orienton në akuza ndaj të tjerëve, për të fsheh të vërtetën e paaftësisë së tij.

Ky doktor shkencash juridike, më tepër mund të karakterizohet me aftësitë e mbjelljes së urrejtjes dhe krijimit të informatorëve se sa që ka njohuri rreth të drejtave të njeriut e të drejtave të pakicave.

Ai ka filluar të sillet si viktimë për të mbuluar paturpësinë e sjelljeve të veta. Ai, nën pretekstin e fjalës së lirë, shan dhe fyen tjetrin dhe familjet e tjerëve, ndërkohë që kur merr reagimet që si pëlqejnë, struket nën lëkurën e qengjit. Ai është tip i politikanit që gjuan gurin dhe fshëhë dorën. Ai akuzon tjerët për bashkëpunim me serbët, ndërsa vet është kumbara i koalicionit multietnik në Bujanoc, 2002, 2006, 2012.

Ai akuzon të tjerët se janë me SPS-in dhe harron që kujtimet e tona janë të freskëta. 
Arifi kujton se kemi harruar që pikërisht ai, në cilësinë e kryetarit të komisionit për mandate dhe imunitet ka propozuar për qytetare nderi të Bujanocit gruan e kryetarit të SPS-it.

Politika e tij i ngjan një lavireje e cila pasi të del nga shtëpia publike akuzon të tjerët për amoralitet. 
Arifi ankohet se nuk po e lën të shtrojë pyetje. Ia bëjmë me dije se përgjigjet do t'i marrë shpejt për gjitha pyetjet e shtruara e bile edhe për ato që do të kishte dashur t’i fshehë.

Ai do të marrë përgjigje për të gjitha anekset e kontratave;

Ai do të marrë përgjigje për pagesat e rrogave dhe “orëve tepër të punës” të cilat janë paguar nga buxheti i komunës;

Ai do të marrë përgjigjen edhe për mobilet e paguara dhe kurrë të arritura në komunë;

Ai do të marrë përgjigjen edhe për vadën e mullinit që ka kushtuar 4 milion dinarë;

Malli për pushtet ja ka shuar cdo racionalitet, sepse po shtron pyetje përgjigjet e te cilave do ta lendojne pikerisht ate.

Nga kush ka mësuar Shaip Kamberi? Pyet Arifi përmes palaçove të tij.

Secili në Luginë e di se Shaip Kamberi ka mësuar nga Riza Halimi, nga më i miri i Luginës, kjo punë nuk është e fshehtë.

Pikpyetja kryesore është nga kush po mëson ti zotri Arifi !!!?

Nga kush ke marrë urdhër për ta destabilizuar politikën në Bujanoc pikërisht në kohën kur po flitet për të ardhmen biologjike të shqiptarëve.

Për çfar denoncime po sillesh vërdallë tek prokurori sërb gjatë gjithë kësaj jave?

Kush e di se cfarë zori e çfarë borxhi i paske atij që po të dirigjon zotri Arifi.

I mjeri ti.

Thaçi: Protesta e Vetëvendosjes, kundër bashkëngjitjes së Luginës me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration