PD ftesë komunës së Bujanocit për distancime nga sulmet, të sigurohet shprehja  e fjalës së lirë
Lokale

PD ftesë komunës së Bujanocit për distancime nga sulmet, të sigurohet shprehja e fjalës së lirë

24.Sep.2018 12:55
0

Partia Demokratike në Bujanoc në mbledhjen e saj ka shqyrtuar situatën e fundit politike dhe atë të krijuar në sallën e kuvendit komunal mes kryetarit aktual të komunës, Shaip Kamberi dhe ish-kryetarit të komunës Nagip Arifi.

"Konsiderojmë se sulmet e tilla të pa bazuara, me etiketime, njollosje me paramendim të caktuar, në mungesë të sjelljes së argumenteve dhe provave nga ana e kryetarit të komunës së Bujanocit lidhur me shpenzimet buxhetore nuk janë të frytshme për shqiptarët e Bujanocit dhe rrjedhimisht i çon drejt një pasigurie dhe destabiliteti politik", thuhet mes tjerash në komunikatën e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike në mbledhjen e saj të mbajtur më 23.09.2018 me kryesinë, këshillin qendor dhe këshilltarët e saj në Kuvendin Komunal të Bujanocit, lëshon këtë:

K O M U N I K A T Ë

Kryesia, Këshilli Qendror dhe këshilltarët e Partisë Demokratike të përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Bujanocit, duke analizuar situatën e fundit të krijuar në KK të Bujanocit dënojnë fuqishëm sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike nga ana e kryetarit të komunës së Bujanocit, duke e konsideruar atë si akt kundër vlerave të institucionit më të lartë legjislativ, të Kuvendit Komunal, dhe si i tillë është sulm edhe ndaj opozitës, ndaj parimeve demokratike, ligjore, kushtetuese dhe qytetarëve të komunës së Bujanocit.

Konsiderojmë se sulmet e tilla të pa bazuara, me etiketime, njollosje me paramendim të caktuar, në mungesë të sjelljes së argumenteve dhe provave nga ana e kryetarit të komunës së Bujanocit lidhur me shpenzimet buxhetore nuk janë të frytshme për shqiptarët e Bujanocit dhe rrjedhimisht i çon drejt një pasigurie dhe destabiliteti politik.

Ky veprim i “kryetarit” është i drejtuar jo vetëm kundër opozitës, por edhe kundër këshilltarëve të pushtetit dhe qytetarëve të komunës së Bujanocit, sepse ai me një fjalor të tillë fyes dhe duke treguar ‘’muskujt dhe prejardhjen nga një familje e fortë’’, ai ka banalizuar diskursin dhe sjelljet demokratike që ekzistojnë në demokracinë moderne.

Duke marrë parasysh incidentin e fundit, por pa harruar edhe incidentet e kaluara të cilat gjithnjë kanë pasur emëruesin e përbashkët, kryetarin aktual të komunës së Bujanocit, nuk janë në vijë strategjike të shqiptarëve dhe nuk paraqesin interes dhe përcaktim të kombit shqiptar në këto treva, ku edhe ashtu si popullatë shqiptare jemi të diskriminuar në të gjitha fushat nga ana e organeve shtetrore.

Partia Demokratike konsideron se ky akt është bërë në kohën kur debatet për çështjet e interesit nacional janë një e arritur e re, fryma e tolerancës dhe transparencës në Kuvendin e Komunës së Bujanocit nga ana e përfaqësuesve shqiptarë duhet të jetë në piadestalin më të lartë, dhe t’i kontribuojë mirëqenies së shoqërisë në vend.
Partitë politike dhe këshilltarët komunal kanë përgjegjësi dhe duhet të kontribuojnë në ruajtjen e imazhit dhe promovimit të arriturave të shqiptarëve me vlerat e shoqërisë së lirë dhe demokratike konform akteve më të larta ndërkombëtare.

Partia Demokratike fton kryetarin e Kuvendit Komunal dhe organet e tjera komunale që të distancohen nga veprimet e tilla dhe t’i dënojnë ato, për të sigurar shprehjen e fjalës së lirë, zërin opozitar, transparencën dhe përfaqësimin e barabartë pa fyerje, etiketime, veprime të cilat janë edhe kundër traditës, adeteve, zakoneve të kombit shqiptar.

Bujanoc, më 23.09.2018

Kryesia e Partisë Demokratike

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration