Protesta si formë e shprehjes së pakënaqësisë...!
Protesta është shprehje e kundërshtimit me fjalë ose me veprime (aktivitete) ndaj ngjarjeve të veçanta sociale, ekonomike, mjedisore, politikave apo situatave të tjera të krijuara, të cilat bëjnë grupe apo masën e gjerë të shoqërisë të ndjehen të pakënaqur.Shkruan: Besim Gollopeni, sociolog
Protesta mund të marrë forma të ndryshme; nga deklarata individuale, demonstrata masive dhe të përfundojnë në revolucion. Protestuesit mund të organizojnë një protestë paqësore si një mjet / mënyrë për të shpreh publikisht pakënaqësinë e tyre, përpjekjen për të ndikuar në opinionin publik apo politikën e qeverisë, ose ndërmarrin veprime të drejtpërdrejta në përpjekje për të fut drejtpërdrejt ndryshimet e dëshiruara.
Protestat paqësore janë formë demokratike, legjitime dhe janë pjesë e një fushate sistematike dhe paqësore për të arritur një objektiv të veçantë. Është vështirë e parashikueshme kur një protestë mundë të përfundoj e qetë (paqësore) dhe demokratike, sidomos kur kemi të bëjmë me pakënaqësi shoqërore të sferave të ndryshme (sociale, ekonomike, politike, religjioze) në njërën anë, dhe në anën tjetër, vet masat e mëdha njerëzish janë vështirë të kontrollueshme, atëherë gjasat që situata të tilla të eskalojnë janë gjithnjë e më afër që të ndodhin.
Situata të këtilla kemi has në shumë vende me demokraci të lartë siç janë Franca, Italia, Greqia etj., dhe një situatë e këtillë të eskalimit të situatës pak a shumë kemi has edhe në Kosovë në vitin 2004, dhe një situatë e tillë ndodhi edhe sot në Kosovë, nga një protestë e qetë e thirrur, kaloj në një të dhunshme.
Ndonëse, çdo protestë i ka anët veta pozitive dhe negative megjithatë, në situatën sociale, ekonomike dhe politike në të cilën ndodhet Kosova, çdo formë jo demokratike dhe jo legjitime e protestës, konsiderojmë se është e dëmshme për vendin dhe mund ta përkeqësoj edhe më tej atë. Në mënyrë që të mos ndodhin sosh situata, institucionet do të duhej të gjejnë zgjidhjen e mundshme përmes dialogut dhe me kohë sa më të shkurtër.
Shikuar nga prizmi sociologjik, protestat e fundit në Kosovë e veçmas protesta e 24 janar -it 2015, është një ndër protestat më masive dhe më e organizuara në dekadën e fundit nga spektri civil dhe shoqëruar edhe nga një pjesë spektrit politik (opozitar), në shenjë pakënaqësie për fjalorin e përdorur nga një zyrtar i lartë qeveritar dhe për shkak të mos ndryshimit të statusit të mega ndërmarrjes - Trepça. Mirëpo, protesta e sotme mori kahje të dhunës. Por, si erdh deri te kjo situatë (protestë), ka shumë justifikime, nuk janë vetëm ato që u përmendën si më lartë, të cilat disa prej tyre në formë kronologjike do ti prezantojmë në vazhdim.
Të qenit zyrtar i lartë publik është nderë por mbi të gjitha, pozita të tilla shoqërore më shumë do të duhej vet kuptuar si përgjegjësi se sa si nderë, gjë që, kjo e fundit nuk është për tu habitur për faktin se pozitat e larta shoqërore në vend, në këtë kohë të stërzgjatur – tranzicioni, fatkeqësisht më shumë janë kuptuar si luks, rehabilitim dhe komoditet për vet zyrtarët publik, se sa, si përgjegjësi publike dhe institucionale karshi kërkesave dhe interesave të shoqërisë dhe vendit në përgjithësi.
Sjelljet arrogante të një ministri kosovar (me përkatësi etnike serbe), përmes përdorimit të fjalorit ofendues e injorues ndaj qytetarëve dhe historisë së popullit shqiptar të shumëvuajtur, dhe në veçanti ndaj kategorisë më të ndjeshme sociale pra, ndaj prindërve të atyre fëmijëve që ende nuk dihen eshtrat (vendvarrimet) e tyre, duke i quajtur EGËRSIRA, është absolutisht e pa justifikueshme.
Sikur të përdorte një fjalor të tillë apo afërsisht të ngjashëm ndonjë ministër i një përkatësie tjetër etnike, jemi të sigurt se menjëherë do të ndërmerreshin masa për shkarkim apo vet dorëheqje nga detyra publike.
Mirëpo, zyrtarët me një etikë të ulët morale dhe profesionale, ata të cilët nuk ja donë të mirën e vendit, nuk e bëjnë një gjë të tillë – nuk japin dorëheqje nga funksioni publik siç kemi të bëjmë me këtë rast, dhe çka është shumë e rëndësishme mos reagimi i menjëhershëm i kërkim-faljes për gafën e bërë nga vet ai.
Ndërsa, kushtëzimet nga faktorët e jashtëm në njërën anë dhe situata delikate në anën tjetër, kanë bërë që i pari i ekzekutivit të mos jetë në gjendje ta shkarkoj ministrin në fjalë. Kur ja shtojmë kësaj të fundit edhe rastin TREPÇA, pra, bëhet fjalë për një ndërmarrje (gjigandi i Kosovës) që ka një histori të dhimbshme por edhe të lavdishme gjithsesi, për të cilën vetëm një javë përpara se do të merret vendimi për ndryshimin e statusit të saj, publiku u informuar nga ekzekutivi dhe legjislativi i vendit se përfundimisht po i ndërrohet statusi pra, po shëndrrohet në ndërmarrje publike gjë që, është me interes për vendin dhe kjo nuk ndodhi, për më tepër, sikur u vu re haptas ndërhyrja – ndikimi i Beogradit në këtë çështje dhe të tjera, në këtë formë duke bërë edhe më shumë masën të revoltohet.
Mirëpo, a janë këta dy shkaktarë të sipërpërmendur të vetëm - qëllimi i protestës?!, shikuar rrethanat e përgjithshme (papunësi, varfëri e lartë, etj.), mund të konstatohet se JO. Mbrapa, protestës qëndrojnë edhe grupe të tjera shoqërore të pakënaqur me situatën sociale, ekonomike dhe politike tash e sa vjet në vend. Mirëpo, ajo që është më e rrezikshme, e që mund të sjellë kriza politike dhe sociale e ekonomike në vend, është vet pjesëmarrja e partive opozitare në protestë dhe ngjyrimi i protestës me prapavije etnike.
Së pari, bashkëpjesëmarrja e spektrit politik opozitar në protestë, mos organizimi i mirëfilltë i kontrollit të protestuesve dhe mos distancimi nga çfarëdo forme tjetër jo demokratike dhe legjitime e protestës, dhe së dyti, dhënia apo nxitja e protestës me prapavijë etnike (mirëpo, kjo protestë nuk ka të bëjë me paragjykime etnike), seriozisht mund ta destabilizoj vendin gjë që, po e përsërisim në situatën në të cilën ndodhet Kosova, mund të ketë pasoja afatgjate socioekonomike dhe politike për vendin.
Protesta mund të marrë forma të ndryshme; nga deklarata individuale, demonstrata masive dhe të përfundojnë në revolucion. Protestuesit mund të organizojnë një protestë paqësore si një mjet / mënyrë për të shpreh publikisht pakënaqësinë e tyre, përpjekjen për të ndikuar në opinionin publik apo politikën e qeverisë, ose ndërmarrin veprime të drejtpërdrejta në përpjekje për të fut drejtpërdrejt ndryshimet e dëshiruara.
Protestat paqësore janë formë demokratike, legjitime dhe janë pjesë e një fushate sistematike dhe paqësore për të arritur një objektiv të veçantë. Është vështirë e parashikueshme kur një protestë mundë të përfundoj e qetë (paqësore) dhe demokratike, sidomos kur kemi të bëjmë me pakënaqësi shoqërore të sferave të ndryshme (sociale, ekonomike, politike, religjioze) në njërën anë, dhe në anën tjetër, vet masat e mëdha njerëzish janë vështirë të kontrollueshme, atëherë gjasat që situata të tilla të eskalojnë janë gjithnjë e më afër që të ndodhin.
Situata të këtilla kemi has në shumë vende me demokraci të lartë siç janë Franca, Italia, Greqia etj., dhe një situatë e këtillë të eskalimit të situatës pak a shumë kemi has edhe në Kosovë në vitin 2004, dhe një situatë e tillë ndodhi edhe sot në Kosovë, nga një protestë e qetë e thirrur, kaloj në një të dhunshme. Ndonëse, çdo protestë i ka anët veta pozitive dhe negative megjithatë, në situatën sociale, ekonomike dhe politike në të cilën ndodhet Kosova, çdo formë jo demokratike dhe jo legjitime e protestës, konsiderojmë se është e dëmshme për vendin dhe mund ta përkeqësoj edhe më tej atë. Në mënyrë që të mos ndodhin sosh situata, institucionet do të duhej të gjejnë zgjidhjen e mundshme përmes dialogut dhe me kohë sa më të shkurtër.
Shikuar nga prizmi sociologjik, protestat e fundit në Kosovë e veçmas protesta e 24 janar -it 2015, është një ndër protestat më masive dhe më e organizuara në dekadën e fundit nga spektri civil dhe shoqëruar edhe nga një pjesë spektrit politik (opozitar), në shenjë pakënaqësie për fjalorin e përdorur nga një zyrtar i lartë qeveritar dhe për shkak të mos ndryshimit të statusit të mega ndërmarrjes - Trepça. Mirëpo, protesta e sotme mori kahje të dhunës. Por, si erdh deri te kjo situatë (protestë), ka shumë justifikime, nuk janë vetëm ato që u përmendën si më lartë, të cilat disa prej tyre në formë kronologjike do ti prezantojmë në vazhdim.
Të qenit zyrtar i lartë publik është nderë por mbi të gjitha, pozita të tilla shoqërore më shumë do të duhej vet kuptuar si përgjegjësi se sa si nderë, gjë që, kjo e fundit nuk është për tu habitur për faktin se pozitat e larta shoqërore në vend, në këtë kohë të stërzgjatur – tranzicioni, fatkeqësisht më shumë janë kuptuar si luks, rehabilitim dhe komoditet për vet zyrtarët publik, se sa, si përgjegjësi publike dhe institucionale karshi kërkesave dhe interesave të shoqërisë dhe vendit në përgjithësi.
Sjelljet arrogante të një ministri kosovar (me përkatësi etnike serbe), përmes përdorimit të fjalorit ofendues e injorues ndaj qytetarëve dhe historisë së popullit shqiptar të shumëvuajtur, dhe në veçanti ndaj kategorisë më të ndjeshme sociale pra, ndaj prindërve të atyre fëmijëve që ende nuk dihen eshtrat (vendvarrimet) e tyre, duke i quajtur EGËRSIRA, është absolutisht e pa justifikueshme.
Sikur të përdorte një fjalor të tillë apo afërsisht të ngjashëm ndonjë ministër i një përkatësie tjetër etnike, jemi të sigurt se menjëherë do të ndërmerreshin masa për shkarkim apo vet dorëheqje nga detyra publike. Mirëpo, zyrtarët me një etikë të ulët morale dhe profesionale, ata të cilët nuk ja donë të mirën e vendit, nuk e bëjnë një gjë të tillë – nuk japin dorëheqje nga funksioni publik siç kemi të bëjmë me këtë rast, dhe çka është shumë e rëndësishme mos reagimi i menjëhershëm i kërkim-faljes për gafën e bërë nga vet ai. Ndërsa, kushtëzimet nga faktorët e jashtëm në njërën anë dhe situata delikate në anën tjetër, kanë bërë që i pari i ekzekutivit të mos jetë në gjendje ta shkarkoj ministrin në fjalë.
Kur ja shtojmë kësaj të fundit edhe rastin TREPÇA, pra, bëhet fjalë për një ndërmarrje (gjigandi i Kosovës) që ka një histori të dhimbshme por edhe të lavdishme gjithsesi, për të cilën vetëm një javë përpara se do të merret vendimi për ndryshimin e statusit të saj, publiku u informuar nga ekzekutivi dhe legjislativi i vendit se përfundimisht po i ndërrohet statusi pra, po shëndrrohet në ndërmarrje publike gjë që, është me interes për vendin dhe kjo nuk ndodhi, për më tepër, sikur u vu re haptas ndërhyrja – ndikimi i Beogradit në këtë çështje dhe të tjera, në këtë formë duke bërë edhe më shumë masën të revoltohet.
Mirëpo, a janë këta dy shkaktarë të sipërpërmendur të vetëm - qëllimi i protestës?!, shikuar rrethanat e përgjithshme (papunësi, varfëri e lartë, etj.), mund të konstatohet se JO. Mbrapa, protestës qëndrojnë edhe grupe të tjera shoqërore të pakënaqur me situatën sociale, ekonomike dhe politike tash e sa vjet në vend. Mirëpo, ajo që është më e rrezikshme, e që mund të sjellë kriza politike dhe sociale e ekonomike në vend, është vet pjesëmarrja e partive opozitare në protestë dhe ngjyrimi i protestës me prapavije etnike.
Së pari, bashkëpjesëmarrja e spektrit politik opozitar në protestë, mos organizimi i mirëfilltë i kontrollit të protestuesve dhe mos distancimi nga çfarëdo forme tjetër jo demokratike dhe legjitime e protestës, dhe së dyti, dhënia apo nxitja e protestës me prapavijë etnike (mirëpo, kjo protestë nuk ka të bëjë me paragjykime etnike), seriozisht mund ta destabilizoj vendin gjë që, po e përsërisim në situatën në të cilën ndodhet Kosova, mund të ketë pasoja afatgjate socioekonomike dhe politike për vendin.
Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI