Presidenti Thaçi thirrje  bashkëkombësve shqiptarë të Luginës së Preshevës që të dalin në zgjedhjet e nesërme
Lokale

Presidenti Thaçi thirrje bashkëkombësve shqiptarë të Luginës së Preshevës që të dalin në zgjedhjet e nesërme

20.Jun.2020 16:17
0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës po garojnë me listën e përbashkët të shqiptarëve.

Thaçi u bën thirrje bashkëkombësve shqiptar në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme, transmeton Titulli.com.

 

“Të gjithë bashkëkombësve shqiptarë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bëj thirrje që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare”, ka shkruar ai në facebook.

Po ashtu ai thotë se zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. 

“Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tonë”, ka përfunduar Thaçi. 

 
Haziri: Lugina e Preshevës po kalon momente historike
Kryeministri shqiptar Rama: Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration