Kryeministri shqiptar Rama: Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës në prag të zgjedhjeve lokale e atyre parlamentare.
"Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë", ka shkruar Edi Rama në proflin e tij në tviter.
Ai u shpreh forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë.