Haziri: Lugina e Preshevës po kalon momente historike
Lokale

Haziri: Lugina e Preshevës po kalon momente historike

20.Jun.2020 16:08
0

Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit përmes një deklarate i ka dhënë mbështetje shqiptarëve të Luginës së Preshevës në momentet kur pritet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ky është postimi i tij i plotë: 

Shqiptarët e Kosovës Lindore po kalojnë momente të rëndësishme në historinë e tyre. Shumica e partive politike dhe e liderëve u bashkuan në një listë të përbashkët, për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre nesër.

Përfaqësimi sa më i madh edhe më i dinjitetshëm, e detyron edhe Republikën e Kosovës që të dëgjohet zëri i tyre në momente historike kur pritet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Edhe mosbesuesit e skeptikët nga Kosova Lindore duhet të votojnë për të zgjedhur më të mirët e tyre. Bashkimi i tyre garanton që zëri do të jetë më i fuqishëm. Vota është më e fuqishme se plumbi, ka thënë njëri prej presidentëve amerikan.

Uroj që të jenë zgjedhjet e fundit të shqiptarëve të Kosovës Lindore të kësaj natyre dhe qendra e vendimmarrjes së tyre të mos jetë më Beogradi, por Prishtina. Prishtina zyrtare e ka për obligim që Rezolutën e Kuvendit të vitit 2013, e cila është votuar nga dy të tretat e deputetëve, ta ketë udhërrëfyes të zgjidhjes së problemit të shqiptarëve të Kosovës Lindore edhe pas 21 qershorit.

Mos iu besoni atye që u thonë se qendra e juaj është vetëm Beogradi sepse nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë.

Meqenëse një pjesë e qytetarëve të Kosovës Lindore jetojnë pa drejta civile dhe pa të drejta politikë në Republikën e Kosovës, le ta shfrytëzojnë të drejtën për të shkuar nesër për të votuar. Votoni për t’u fuqizuar!

Gjermani Hoferer apel presidentit Vuçiq në prag zgejdhjeve për Luginë e Preshevës
Presidenti Thaçi thirrje bashkëkombësve shqiptarë të Luginës së Preshevës që të dalin në zgjedhjet e nesërme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration