Preshevë: Dëmtohen veturat e PVD-së gjatë fushatës
Kryesia e Partisë për Veprim Demokratik reagon shumë ashpër lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi gjatë tubimit zgjedhor të PVD "“ së në Bukuroc, me ç'rast u dëmtuan një numër i madh i automobilave të anëtarëve të PVD "“ së."Paraprakisht, që në fillim të fushatës gjithashtu iu dëmtuan gomat edhe automobilit të bartëses së listës së PVD – së Ardita Sinani", thuhet në njoftimin e PVD-së.
Duke i gjykuar ashpër këto veprime të vandalistëve që po tentojnë të krijojnë atmosferë presioni dhe shantazhi, kryesia e PVD – së i apelon subjekteve tjera politike, e posaçërisht atyre që me çdo kusht po mundohen ta ruajn monopolin ekzistues, ta ruajnë qetësinë dhe ta shmangin përdorimin e dhunës gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor.
Njëkohësisht kërkohet nga organet e rendit të jenë në nivelin e detyrës që iu takon në bazë të ligjit.