Reagim ndaj numrit të votuesve shqiptarë në Luginë të Preshevës (video)
Lokale

Reagim ndaj numrit të votuesve shqiptarë në Luginë të Preshevës (video)

15.Apr.2016 08:56
0
Ndaj aktvendimi të Ministrisë serbe të Pushtetit Lokal, rreth numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote në Preshevë, ka reaguar Kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë Jonuz Musliu.

Minsitria e Pushtetit Lokal me aktvendim ka vërtetuar së nga zgjedhjet e vitit 2012 deri sivjet është shënuar një rritje prej afër tre mijë banorëve në Preshevë dhe po aq në Bujanoc.

Ndërkohë Jonuz Musliu konsideron s ky numër është edhe me i madh, por që sipas tij loja e Serbisë për zvogëlim të numrit të shqiptarëve po vazhdon.

Listat zgjedhore tashëm i kanë pranuar komisionet komunale zgjedhore, ndërkohë pas ankesave në këto lista emrat e shqiptarëve janë shënuar me alfabet latinë.

Që pas bojkotit të regjistrimit të popullatës nga shqiptarët, Serbia i ka trajtuar vetëm pesë mijë shqiptarë si banorë rezident vetëm.

Ky numër ka qenë vendimtarë për zvogëlim të buxhetit të Këshill Nacional Shqiptarë, ndërkohë aktvendimi për rritje të numrit të votuesve dëshmon për politikën dualiste të Serbisë në raport me shqiptarët, vlerësojnë në Këshillin Kombëtar Shqiptarë. /Baki Rexhepi-RTK/Titulli.com/

Preshevë: Dëmtohen veturat e PVD-së gjatë fushatës
Organet e jurisprudencës në Serbi dhe përfaqësimi i shqiptarëve (statistika)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration