PVD-UDSH: Gruaja shqiptare në Bujanoc në 4 vitet e fundit është përballur me diskriminim e përçmim (video)
Në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale dhe parlamentare që do të mbahen më 24 prill, Forumi i Gruas i Partisë për Veprim Demokratik organizoi në Bujanoc tubimin më të madh të femrës shqiptare të mbajtur ndonjëherë në Luginën e Preshevës.Koalicioni PVD-UDSH-Shaip Kamberi në këtë tubim promovoi vlerën e gruas shqiptare, prezantoi 13 kandidatet për këshilltare të kësaj liste dhe programin ekonomik për avancimin e pozitës së femrës në komunën e Bujanocit.
“Jemi mbledhur të promovojmë vlerat e gruas shqiptare, vlera që tashmë janë përbashkuar rreth numrit 4 kundër çfarëdo pengese dhe injorance që është imponuar në degradimin e skajshëm të katër viteve rresht. Ky është vetëm fillimi i fundit të një logjike diskriminuese e përçmuese për gruan shqiptare në Bujanoc”, u tha në këtë tubim.
Kryetarja e Forumit të Gruas, Fitnete Gashi, tha se ky koalicion synon avancimin e pozitës së gruas në të gjitha sferat e jetës shoqërore në komunën tonë.
Programin ekonomik të koalicionit PVD - UDSH ky synohet krijimi i partneritetit me gratë në biznes, e prezantoi kandidatja për këshilltare Shermine Beqiri Behluli.
Kandidatet për këshilltare theksuan nevojën për ndryshim në qeverisjen e komunës së Bujanocit dhe çrrënjosjen e të gjitha formave të diskriminimit të femrës shqiptare që ofron koalicioni PVD-UDH Shaip Kamberi.
Në tubim mori fjalën edhe Admire Junuzi, që është kthyer nga Zvicra për të hapur biznesin e saj në Bujanoc, e cila tha se të gjitha i kanë bërë me forca vetanake pa ndihmën e pushtetit aktual.
Në fund të tubimit u paraqitën kandidati për deputet republikan Fatmir Hasani dhe bartësi i listës së koalicionit PVD-UDSH dhe kandidati për kryetar të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
Kamberi me këtë rast tha që koalicioni PVD-UDSH nuk po premton fabrika në Dobrosin, por premton që çdo dinar nga buxheti komunal i Bujanocit do t’i kthehet qytetarëve.
Edhe tubimi i sotëm i Forumit të Gruas përfundoi me ftesën për dalje masive në zgjedhjet e 24 prillit, për të votuar numrin 4, që siguron avancimin e pozitës së gruas shqiptare dhe të shqiptarëve në përgjithësi./Titulli.com/
Program parazgjedhor