Lokale
Preshevë, situatë kaotike në kufi
Këtyre ditëve në kalimin kufitar në Preshevë drejt Maqedonisë po formohen turma kaotike gjatë daljes nga Serbia, ndërsa një situatë e ngjashme do të jetë edhe ditëve në vijim, paralajmërojnë nga Shoqata Automobilistike e Serbisë.
Sipas fjalëve të dispeçerit në Shoqatën Automobilistike Ivana Dragoviq, automjetet në këtë pikë kufitare presin deri në 90 minuta.
“Në ndalesat për pagesën e autostradës situata është diçka më e mirë, pasi makinat presin rreth 10 minuta. Si çdo vit gjatë muajve të Verës regjistrojmë pritje më të gjata dhe kolona në kalimet kufitare. Situata më kritike është në kalimet Horgosh dhe Preshevë, andaj këshillojmë që të shfrytëzohet kalimi kufitar alternativë Prohor Pçinjski. Në këtë pikë pritjet janë nga 15 deri në 30 minuta”, thotë Dragoviq, transmeton Titulli.
Nga kjo shoqatë paralajmërojnë shoferët edhe në punimet të cilat janë duke u kryer në trason nga Vlladiçki Hani deri në Preshevë, ku për shkak të ndërtimit të Korridorit 10 është e nevojshme një vozitje më e ngadalësuar dhe me kujdes të shtuar./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!