Tërnoc: Dikur vend i mbeturinave, tani i pushuesve (video)
Lokale

Tërnoc: Dikur vend i mbeturinave, tani i pushuesve (video)

21.Jul.2013 20:14
0
[caption id="attachment_57892" align="alignleft" width="300"]ujvara pasa re së pastrohej Ujëvara para se të pastrohej[/caption] Iniciativa e disa qytetarëve nga Tërnoci e Bujanoci ka kthyer një vend “xhungle” në pushimore e rekreacioni për banorët e fshatit Tërnoc. Punimet i filluan gjatë stinës më të ftohë, Dimrit, në mënyrë që ky vend sot të vizitohet nga të rinj e pleq, disa për të pushuar e disa për t’u freskuar. Intelektualët, Muhamed Jashari, Bajram Fejzullahu, Fehmi Fejzullahu, futbollisti Ridvan Murati ishin pionierët e këtij aksioni për pastrim të ujëvarës së parë në Tërnoc, e njohur në mesin e banorëve si “zidi”. Një shembull i rrallë për Luginën por i pëlqyer nga të gjithë, sa që disa qytetarë të tjerë nuk mundën të qëndrojnë duarkryq, por i përvolën mëngët duke iu bashkuar këtij aksioni për të kthyer këtë vend siç dikur njihej nga vendasit. [caption id="attachment_57891" align="alignright" width="300"]Muhamed Jashari gjatë aksionit për pastrim Muhamed Jashari gjatë aksionit për pastrim[/caption] “Që nga 2 janari i këtij viti kemi filluar punimet në këtë lokacion me dëshirën e madhe për të pastruar hapësirën rreth ujëvarës që dikur ishte vend pushimi për qytetarët”, i ka thënë Titullit profesori Muhamed Jashari duke shtuar se këtë punë e bëjnë me dëshirën për të pasur një ambient të pastër. Ujëvara e cila gjendet në dalje të Tërnocit, afër mullirit, këtyre ditëve është pasuruar edhe me një pushimore, ndërsa sipas Jasharit punimet nuk do të ndalen me kaq. “Do të vazhdojmë edhe me pastrimin e ujëvarës së dytë që gjendet rrugës që shpie në drejtim të fshatrave Mal Tërnoc dhe Breznicë”, thotë profesori i palodhshëm. Ajo që kërkohet nga qytetarët është që ky vend të mirëmbahet dhe të mos kthehet në gjendjen e dikurshme kur në te nuk mund të hyhej nga shkurret si dhe mbeturinat./Titulli.com/ [caption id="attachment_81087" align="aligncenter" width="640"]Fëmijët duke peshkuar në ujëvaren e pastruar Fëmijët duke peshkuar në lum tek ujëvara e pastruar[/caption] http://youtu.be/AM_r5hVUjzQ
Preshevë, situatë kaotike në kufi
Përfaqësuesit e Luginës për herë të parë ftohen në procesin e privatizimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration