		                        Vatra nga Gjilani shndërrohet në Lëvizje Qytetare
Shoqata e të shpërngulurve nga Kosova Lindore “Vatra” me seli në Gjilan, në mbledhjen e fundit dhe pas analizës së gjerë të punës së saj dhe zhvillimeve politike në Kosovë e më gjerë, ka vendosur që të shndërrohet në Lëvizje Qytetare me emrin “Lëvizja Vatra”. Kjo lëvizje e re do të garojë në zgjedhjet lokale në komunën e Gjilanit , që do të mbahen më 3 nëntor 2013. ******************************************************************************************************************************Njoftim
[caption id="attachment_43466" align="alignleft" width="300"] Aktivist të Vatrës[/caption]
Shoqata “Vatra” që nga themelimi, korrik 2005, me të gjitha mundësitë  që  ka pasur është angazhuar dhe ka bërë përpjekje që t’i sensibilizojë e ngrit në nivele sa më të larta problemet e qytetarëve të ndjekur nga Kosova Lindore, është munduar të paraqes problemet humanitare, sociale e të kthimit, është munduar të bëjë integrimin e tyre në Kosovë aq sa kishte mundësi, e posaçërisht ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar e vendor për të drejtën e popullit shqiptar të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ribashkim me trungun e  saj, për diskriminimin  e pushtetit serb mbi qytetarët shqiptarë të këtyre tri komunave, të drejtën e shprehjes e lëvizjes së  lirë, zhvillimin e demokracisë etj.  Mirëpo, edhe pse është bërë një punë e bollshme, asnjëherë nuk  është bërë mjaft.
Prandaj, duke i parë zhvillimet politike, sociale, ekonomike demokratike në Kosovë, Kosovë Lindore e më gjerë, dhe kërkesat për mundësinë e ndryshimeve e zhvillimeve të ngjarjeve edhe brenda “Vatrës”,por edhe nga anëtarësia e nga qytetarët e shumtë, është bërë i domosdoshëm ndryshimi në veprimet e mëtutjeshme të Shoqatës.
Këtyre kërkesave për ndryshim të “Vatrës”, sa i përket formës së veprimit në të ardhmen, ka bërë që, Këshilli i Përgjithshëm i “Vatrës”, në mbledhjen e mbajtur, më 18. 07. 2013, pas analizës  së punës së  suksesshme tetëvjeçare, dhe shqyrtimit të  ndryshimeve e zhvillimeve në “Vatër”, por edhe veprimeve tjera pozitive të kohës, mori vendim që: “Vatra” shnërrohet në Lëvizje Qytetare, me emërtimin “Lëvizja Vatra”, e cila  do të garojë në zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit .
Ky vendim vjen edhe nga fakti se, duke garuar në këto zgjedhje do të bëhet e mundshme që në Kuvendin Komunal në Gjilan, qytetarët e ndjekur nga Kosova Lindore  dhe të gjithë qytetarët tjerë të cilët do ta përkrahin këtë lëvizje, do të kenë përfaqësuesit e vet, nëpërmes të cilëve  do të dëgjohet zëri i tyre më shumë, duke u krijuar kështu, mundësitë për zgjidhjen e ndonjë nga problemet e shumta të tyre të pazgjidhura.
Po ashtu, do të krijohen  mundësitë për të sensibilizuar më shumë çështjen e pazgjidhur të Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc).
 
22.07.2013
Me respekt zyra për Informim
 Aktivist të Vatrës[/caption]