Preshevë: Salihu drekë pune me ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu
Kryetari i kuvendit të komunës së Preshevës, Sami Salihu ka realizuar një drekë pune me ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu që po qëndron për vizitë në Bujanoc dhe Preshevë.
Postimi i plotë në Faceebok rreth takimit në Preshevë nga Sami Salihu:
Një drekë pune në frymën e një bashkëpunimi dhe koordinimi me Ambasadorin e misionit të OSBE-së z. Jan Braathu. Tematika në thelb kishte interesin e shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, si dhe opsionet dhe zgjidhjet më të mira ishin temat kryesore të këtij takimi.
Njëzëri ishim të mendimit që bashkëpunimi me zyrat e përfaqësuesve ndërkombëtarë e konkretisht me zyrën e OSBE-së, si dhe koordinimi i veprimeve politike mes përfaqësuesve politik të Luginës së Preshevës me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht në këtë periudhë të rëndësishme politike në Ballkan është pika kyçe në mbrojtje të interesave të shqipëtarëve të Luginës së Preshevës.