Preshevë: Ardita Sinani pret ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu
Lokale

Preshevë: Ardita Sinani pret ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu

16.Nov.2021 22:08
0

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka pritur në takim sot Shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Ambasadorin Jan Braathu.

Postimi i plotë i Ardita Sinani në Facebook:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres Shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Jan Braathu.
 
Pas takimit që kishim në zyrën e Misionit të OSBE-së në Beograd, më 16 qershor të këtij viti, ku ngrita shqetësimet dhe problemet esenciale me të cilat përballen shqiptarët në Serbi, sot Ambasadori Braathu tregoj hapat e ndërmarrë nga Misioni që udhëheq për zgjidhjen e tyre.
 
Gjatë kësaj periudhe, Ambasadori Braathu ka zhvilluar takime me Ministra të Qeverisë, e në veçanti me Presidentin e Serbisë, z.Aleksandar Vuçiq.
Temat si: njohja e diplomave, integrimi i shqiptarëve në institucionet publike, tekstet në gjuhën shqipe dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara e në veçanti ato të cilat garantuese ka qenë Misioni i OSBE, Ambasadori Braathu i kishte ngritur në takimin me Presidentin Vuçiq.
 
Theks të veçantë në atë takim, Ambasadori Braathu i kishte dhënë implementimit të Planit 7 pikësh, të nënshkruar dhe të miratuar nga Qeveria e Serbisë në mars të vitit 2013.
 
Shefi i Misionit të OSBE-së dëshmoi gatishmërinë se do të jetë monitoruesi kryesor i riaktualizimit dhe rifillimit të zgjidhjes së problemeve me të cilat përballen shqiptarët në Serbi.
 
Shpreha mirënjohjen time në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës, për angazhimin e Ambasadorit Braathu në funksion të rifillimit të dialogut të ngrirë në mes të përfaqësuesve legjitim të shqiptarëve në Luginë dhe të organeve qendrore të Republikës së Serbisë.
Ministri i Serbisë Ruzhiq lavdërohet në Bujanoc, vazhdimisht punojmë në avancimin e pozitës së pakicave
Preshevë: Salihu drekë pune me ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration