Bujanoc: Cilat ishin kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar adresuar qeverisë së Serbisë
Lokale

Bujanoc: Cilat ishin kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar adresuar qeverisë së Serbisë

16.Nov.2021 22:30
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi përmes një shkrimi ka paraqitur kërkesat që i ka adresuar në takimin e sotëm me përfaqësues të qeverisë së Serbisë dhe ambasadorit të OSBE-së, Jan Braathu.

Postimi i plotë në Facebook nga Ragmi Mustafi:

MPLEMENTIMI I PLANIT 7 PIKËSH ËSHTË NEVOJË E DOMOSDOSHME PËR MË SHUMË DREJTËSI E BARAZI

Sot, 3087 pas aprovimit nga Qeveria e Republikës së Serbisë të dokumentit për masat urgjente për afirmimin e drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Si nevojë imediate filluam bashkëbisedimet për implementim e shumë kërkuar, për të zgjidhur çështjet nga fusha e arsimit në gjuhën shqipe si :
  • Njohja e diplomave të të gjitha institucioneve arsimore nga Kosova
  • Eliminimi I problemit të nostrifikimit të diplomave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
  • Zgjidhjen e mungesës së teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme, dhe planeve dhe programeve (kurrikula shkollore)
  • Zgjidhja e çështjes së dhënies së provimeve profesionale (licencës)
  • Shqyrtimi i mundësisë/nevojës së hapjes së institucioneve të reja të arsimit të lartë në Preshevë dhe Bujanoc dhe në gjuhën shqipe
  • Bursa për studentët që studiojnë në Kosovë dhe Shqipëri
  • Vazhdimi I studimeve pasuniversitare në universitetet serbe për studentët shqiptarë të diplomuar në Kosovë dhe Shqipëri
  • Përmirësimi I cilësisë së mësimit të gjuhës serbe në shkollat në gjuhën shqipe
  • Krijimi I një njësie të posaçme në kuadër të Drejtorisë së shkollës në Leskovc që do të merrej vetëm me çështjet e arsimit në gjuhën shqipe.
  • Lehtësimi i pjesëmarrjes së përfaqësuesve të pakicës kombëtare shqiptare në punën e Këshillit Kombëtar të Arsimit dhe Institutit për Avancimin e Arsimit.
 
Morëm zotimet nga Ministria e Arsimit dhe obligimet për afatet të zgjidhjes së një mori çështjesh.
 
Falënderoj të pranishmit për qasjen proaktive e në veçanti angazhimin dhe kontributin e çmueshëm të OSBE-së.
 
Vlen të theksohet se ky takim është organizuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogu Social – Ministrja znj. Gordana Çomiq, në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nën prezencën dhe mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadorit Sh. T. Jan Braathu, në të cilën i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik – z. Branko Ruzhiq!
Preshevë: Salihu drekë pune me ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration