Preshevari fyen policin kufitar, arrestohet
Policia Kufitare në Muçibabë të Kosovës, që lidhet me Preshevën, ka arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar shtetas të Serbisë.Siç raporton rajonipress deri te arrestimi erdhi pasi që preshevarit i është refuzuar hyrja në Kosovë për shkak të mos posedimit të autorizimit për veturë, me çrast ngasësi i veturës ka fyer zyrtarët policorë.
I dyshuari i është dorëzuar njësitit policor të Stacionit Policor në Gjilan për procedura të mëtejme./Titulli.com/