PVD, pro koalicioneve për interesa të shqiptarëve
Lokale

PVD, pro koalicioneve për interesa të shqiptarëve

02.Oct.2014 23:53
0
Partia për Veprim Demokratik (PVD) përmes një kumtese të lëshuar në orët e vona të së enjtes ka sqaruar vendimin pro pjesëmarrjes në zgjedhjet për Këshillë Kombëtar Shqiptar.

“Kuvendi i përgjithshëm i Partisë për Veprim Demokratik në mbledhjen e sotme e shqyrtoi problematikën e zgjedhjeve të 26 tetorit për Këshillin Nacional të Shqiptarëve. Në diskutim gjithëpërfshirës u analizuan problemet aktuale të rënda me të cilat po ballafaqohet popullata shqiptare në Luginë të Preshevës e posaçërisht u shqyrtua diskriminimi flagrant që po ushtron pushteti serb ndaj Shqiptarëve në Serbi duke manipuluar me numrin e falsifikuar të Shqiptarëve nga ana e Entit statistikorë të Serbisë”, kështu nisë kumtesa e PVD-së e lëshuar pas mbajtjes së mbledhjes.

PVD vlerëson se në kushte kur është e qartë se qeveria aktuale po vazhdon me strategjinë diskriminuese me të cilën po tenton ta vendos çështjen e Shqiptarëve në korniza skajshmërisht të ngushtuara, duke e degraduar në formë të vrazhdë nivelin e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Kuvendi i përgjithshëm i PVD – së vendosi që PVD të merr pjesë në këto zgjedhje dhe shpreh gadishmërinë që në ditët në vijim të formohen koalicione sa më gjithëpërfshirëse me të cilat Shqiptarët me unitet në veprim do t’i kundërvihen fushatës antishqiptare që po zhvillohet në Serbi.

Gjithashtu, Kryesia e përgjithshme e PVD – së vendosi që paralel me përgaditjet për zgjedhjet për përbërjen e re të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të nënshkruhet peticioni i Shqiptarëve i cili do t’i drejtohet institucioneve më të larta ndërkombëtare me kërkesë për shqyrtimin e diskriminimit të rëndë që po e ushtrojnë strukturat shtetërore serbe ndaj popullatës shqiptare.

“Njëkohësisht me këtë rast PVD apelon që të gjithë Shqiptarët që ende nuk janë pjesë e listës së posaçme të zgjedhësve Shqiptarë t’i bashkangjiten me deklaratat e tyre me shkrim kësaj liste zgjedhore që para katër viteve në kuadër të zgjedhjeve të para për Këshillin Nacional të Shqiptarëve kishte arritur kuotën prej 27.000 zgjedhësve Shqiptarë, sepse vetëm me pjesëmarrje masovike në zgjedhjet për përbërjen e re të Këshillit Nacional, Shqiptarët do t’i përgjigjen me sukses sfidave aktuale ekzistenciale”, thuhet në fund të kumtesës së nënshkruar nga kryetari i PVD-së Riza Halimi./Titulli.com/

Preshevari fyen policin kufitar, arrestohet
"Bëhu pjesë e së Ardhmes", fushatë sensibilizuese për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration